Pagesat për kredi dominojnë transfertat bankare në 2025/ Mbi 2.5 trilionë lekë qarkulluan në sistem, pjesa më e madhe janë kreditime

Transfertat bankare që lidhen me kreditë dhe depozitat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke treguar aktivitet më të lartë financiar mes bankave dhe klientëve.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar janë kryer transferta kreditimi në vlerë rreth 1.6 trilionë lekë. Këto janë pagesa që shkojnë drejt bankave dhe përfshijnë kryesisht shlyerjen e kartave të kreditit, pagesat e kësteve të kredive, si edhe interesat që klientët paguajnë për këto hua.
Në të njëjtën kohë, transfertat e debitimit, pra pagesat që bankat kryejnë drejt klientëve, arritën në rreth 900 miliardë lekë. Në këtë kategori përfshihet kryesisht disbursimi i kredive të reja, por edhe pagesat që bankat bëjnë për depozitat, si kthimi i shumës së kursyer apo interesat që përfitojnë kursimtarët.
Në total, gjatë vitit 2025 përmes këtyre dy llojeve të transfertave kanë qarkulluar më shumë se 2.5 trilionë lekë në sistemin bankar.
Nëse shihen në strukturë, rezulton se rreth dy të tretat e transfertave janë kreditime, pra pagesa që klientët bëjnë drejt bankave për të shlyer detyrimet e tyre. Ndërsa rreth një e treta janë debitime, që përfaqësojnë pagesa nga bankat drejt klientëve.
Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e lëvizjes së parave në sistemin bankar lidhet me marrëdhënien kreditore mes bankave dhe klientëve: nga njëra anë bankat japin kredi dhe paguajnë interesat për depozitat, ndërsa nga ana tjetër familjet dhe bizneset kthejnë këstet e kredive dhe paguajnë interesat përkatëse.
Krahasuar me vitin 2024, transfertat kanë shënuar rritje në të dyja drejtimet. Kjo lidhet me një rritje të aktivitetit financiar në ekonomi, ku bankat kanë vijuar të financojnë më shumë individë dhe biznese me kredi, ndërsa edhe klientët kanë kryer më shumë pagesa për shlyerjen e detyrimeve të tyre.
77.3 mld lekë për infrastrukturën dhe energjinë- Prioritetet 2027 -2029 / Fokus në rrugë, ujë dhe energji të rinovueshme
Qeveria shqiptare ka parashikuar një buxhet prej 77.3 mld lekësh, ose rreth 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për sektorin e infrastrukturës dhe......
Mbështetja e BE për punësimin e të rinjve/ Granacia Rinore, 2252 përfitues në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë
Garancia Rinore po shndërrohet në një instrument kyç për reduktimin e papunësisë te grupmoshat 15 deri në 29 vjeç. Ky program, synon të përfshijë ata të rinj......
Si po ndryshon modeli i arsimit? Kurrikul e re dhe inteligjencë artificiale në klasa
Përditësimi i sistemit arsimor është një nga drejtimet kryesore të parashikuara në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, ku synohet përshtatja e......
Bilanci i punës 2025, 79% e bizneseve rezultojnë me shkelje - Ibrahimaj: Prioritet këshillimi, ndryshon qasja ndaj subjekteve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025, duke zbardhur shifrat e kontrolleve në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së saj......
Shqipëria vijon rritjen e fluturimeve komerciale/ Rreth 126% më shumë se para pandemisë, kryeson Europën
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në shkurt 2026, niveli i fluturimeve në Bashkimin Europian mbetet ende 3.6% më i ulët krahasuar me......
2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave
Sot, ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh, vëmendja e të gjithëve kthehet nga planifikimi i pjesës tjetër të vitit. Kalendari zyrtar i......
Provimet e shtetit, më pak burokraci e më shumë kontroll - Krijohet databazë për aplikim, testim dhe licencim
Procesi i provimeve të shtetit në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re digjitalizimi, pas vendimit të qeverisë për krijimin e një baze të centralizuar......
Mijëra vende pune nga energjia dhe eficienca - Dokumenti/ Nevojë për 12 mijë punonjës me kohë të plotë deri në vitin 2030
Zbatimi i politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike dhe sociale, duke u fokusuar kryesisht në......


