Si po ndryshon modeli i arsimit? Kurrikul e re dhe inteligjencë artificiale në klasa

Përditësimi i sistemit arsimor është një nga drejtimet kryesore të parashikuara në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, ku synohet përshtatja e arsimit me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e tregut të punës.
Në këtë kuadër, është përfunduar procesi i përditësimit të 51 programeve mësimore për klasat 1, 6 dhe 10, si dhe për lëndën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për klasat 4 dhe 5. Nga këto, pjesa më e madhe i përket kurrikulës bërthamë, ndërsa një pjesë janë programe me zgjedhje, duke synuar një arsim më fleksibël dhe të orientuar drejt zhvillimit të kompetencave.
Njëkohësisht, janë miratuar edhe dokumentet bazë kurrikulare për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, nga arsimi fillor deri tek ai i mesëm i lartë, duke krijuar një strukturë më të unifikuar të sistemit arsimor.
Një nga risitë kryesore të kësaj reforme është integrimi i teknologjisë në procesin mësimor. Kurrikula e re e TIK-ut, tashmë po zbatohet në klasat e para dhe pritet të zgjerohet më tej, duke përfshirë elementë të kodimit dhe inteligjencës artificiale që në moshë të hershme.
Në mbështetje të kësaj qasjeje, janë ngritur laboratorë inteligjentë në shkolla, të cilët u japin nxënësve mundësinë të eksperimentojnë dhe të zhvillojnë aftësi praktike përmes përdorimit të teknologjisë moderne.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i parashikuar në dokument është edhe zhvillimi profesional i mësuesve. Gjatë vitit 2025 janë trajnuar mbi 15 mijë punonjës arsimorë, ndërsa programi i ri për periudhën 2026–2028 synon të trajnojë rreth 20 mijë çdo vit, me fokus në metodologjitë bashkëkohore dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie.
Reforma prek edhe arsimin profesional, përmes përditësimit të kualifikimeve dhe akreditimit të institucioneve, me synimin për të forcuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës.
Bilanci i punës 2025, 79% e bizneseve rezultojnë me shkelje - Ibrahimaj: Prioritet këshillimi, ndryshon qasja ndaj subjekteve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025, duke zbardhur shifrat e kontrolleve në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së saj......
Shqipëria vijon rritjen e fluturimeve komerciale/ Rreth 126% më shumë se para pandemisë, kryeson Europën
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në shkurt 2026, niveli i fluturimeve në Bashkimin Europian mbetet ende 3.6% më i ulët krahasuar me......
2026, vit i fundjavave të gjata/ Kalendari i festave dhuron 8 ditë pushim shtesë nga “transferimi” i datave
Sot, ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh, vëmendja e të gjithëve kthehet nga planifikimi i pjesës tjetër të vitit. "Scan Intel" ka analizuar......
Provimet e shtetit, më pak burokraci e më shumë kontroll - Krijohet databazë për aplikim, testim dhe licencim
Procesi i provimeve të shtetit në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re digjitalizimi, pas vendimit të qeverisë për krijimin e një baze të centralizuar......
Mijëra vende pune nga energjia dhe eficienca - Dokumenti/ Nevojë për 12 mijë punonjës me kohë të plotë deri në vitin 2030
Zbatimi i politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike pritet të sjellë përfitime të ndjeshme ekonomike dhe sociale, duke u fokusuar kryesisht në......
Çmimi i karburanteve, 8 lekë më lirë - Qeveria vendos uljen e akcizës me 20% dhe ngritjen e Bordit të Transparencës
Qeveria do të ndërhyjë në tregun e karburanteve duke marrë masa për të mos lejuar rritjen jo normale të çmimeve të naftës dhe benzinës. Konkretisht, akciza......
Fqinjët “ftohen” me mallrat shqiptare/ Kosova "mbron" bilancin, rënie e ndjeshme me katër vendet e tjera
Fillimi i vitit 2026 ka sjellë një panoramë komplekse për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin, ku vihet re një kontrast i qartë mes rritjes me......
Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin - Spahiu: Lutjet shkojnë për fëmijët që rriten në zhurmën e luftës
Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kremtuan këtë të premte Fitër Bajramin, festën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Xhamitë dhe......


