Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2026, 15:44

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut/ PS: Mjafton masa e pezullimit

Nga SCAN TV

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Ndërsa zv.kryeministrja Balluku përfaqësohet nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.

Mbledhja ka nisur me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për t’a zhvilluar atë me dyer të hapura. Prokurorët janë larguar, ndërsa mbledhja në Këshill vijon prej orësh.

Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, Rama tha se “Parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.”

Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në Parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj presidentit, kryeministrit, zv/kryeministrit, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit dhe Kreut të KLSH, vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat