Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2026, 13:09

Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të dy ministrive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Poloni

Nga SCAN TV

Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të

Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe u prezantuan disa tregues të qëndrueshëm të këtij bashkëpunimi, përfshirë:

·       Rritjen e importeve nga Polonia me 9.9% në vitin 2025, duke arritur vlerën 216 milionë euro.

·       Rritjen e eksporteve shqiptare drejt Polonisë me 6.3% në vitin 2025, duke arritur 26 milionë euro.

·       Rritjen e stokut të investimeve polake në Shqipëri, që në tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën 101 milionë euro.

·       Zgjerimin e pranisë së biznesit polak, me 110 kompani me kapital 100% polak dhe 19 me kapital të përbashkët.

U diskutua gjithashtu nisma për krijimin e Bankës Shqiptare për Zhvillim (BZH), një projekt që po ndërtohet mbi modelin e bankës së zhvillimit të Polonisë, e cila është vlerësuar për sukseset e saj në mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

Përfaqësuesit e të dy vendeve shprehën angazhimin për të vijuar bashkëpunimin intensiv mes ekipeve teknike dhe institucioneve përkatëse me qëllim finalizimin dhe zbatimin efektiv të marrëveshjeve dhe projekteve të përbashkëta.

Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat