Për herë të parë, një bankë digjitale hyn në Shqipëri - Tafa: 100% online, pa degë fizike. Siguria kibernetike dhe edukimi i qytetarëve, sfidë

Pas Ziraat, Banka e Shqipërisë i ka hapur rrugën një banke tjetër që të futet në treg. Banka Qendrore ka dhënë miratimin paraprak për licencimin për herë të parë të një banke digjitale në vend, e cila pritet të fillojë operimin online gjatë 2026.
Në një intervistë për Televizionin Scan, pedagogia Besarta Tafa u shpreh se Jet operon plotësisht në mënyrë elektronike dhe do t'i ofrojë mundësinë qytetarëve që të kryejnë transaksione më të shpejta, si dhe të përfitojnë produkte të personalizuara.
“Kjo operon pa degë fizike, duke përdorur aplikacionet ose sistemin digjital gjë që bën të mundur efikasitetin në transaksione dhe veprimtari bankare. Përfitimi i qytetarëve është i shumëanshëm, së pari ata kanë mundësi të kryejnë transaksione në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme. Gjithashtu, kostot e këtyre transaksioneve ulen ndjeshëm, i jep mundësinë që të marrin dhe kryejnë pagesa në kohë reale, gjithashtu duke integruar edhe sisteme si SEPA, gjithashtu i jep edhe mundësinë që të kenë produkte të personalizuara, duke qenë se sistemi digjital përdor bazën e të dhënave të konsumatorit për të ofruar produkte të personalizuara sipas kërkesave të konsumatorëve”, tha Tafa.
Zgjerimi i tregut bankar aktual me një bankë si Jet do të nxisë edhe më tepër konkurrueshmërinë ndërmjet aktorëve të këtij tregu, e cila mund të përkthehet në ulje të ndjeshme të kostove dhe tarifave të transaksioneve.
“Së pari rrit konkurrueshmërinë dhe një konkurrueshmëri më e lartë do të thotë një shërbim më i mirë. Një avantazh tjetër për sistemin bankar është mundësia për të rritur inovacionin”, theksoi ajo.
Përfitimet janë të shumta, por edhe sfidat po ashtu. Sipas saj, siguria kibernetike apo edukimi i ulët i qytetarëve mbi digjitalizimin bankar mund të jenë disa nga këto sfida.
“Së pari është siguria kibernetike dhe në mënyrë që të jemi të mbrojtur nga çdo rrezik i mundshëm, duhet të kemi të aplikuar një siguri shumë të lartë për të gjitha transaksionet dhe veprimet që do të kryejnë nëpërmjet kësaj banke dhe së dyti, konsumatori shqiptar nuk është i edukuar akoma me digjitalizimin në tërësi, pavarësisht se e përdor në sektorë të ndryshëm, por që sistemi të përdoret në mënyrë sa më efikase dhe të arrijë përfitimet e veta maksimale, duhet që konsumatori të edukohet për mënyrën e përdorimit të këtij sistemi digjital”.
Aktualisht, në vendin tonë operojnë 11 banka. Me dhënin e miratimit paraprak të Jet Bank dhe Ziraat Bank, ky numër pritet të shkojë në 13 gjatë vitit të ardhshëm.
Turqia zgjat kontratat e gazit me Rusinë - Plani përfshin blerjen e LNG-së amerikane për të diversifikuar burimet
Turqia zgjati me një vit dy kontratat e importit të gazit me Rusinë, që përbëjnë gjithsej 22 miliardë metra kub. Po ashtu, vendi po konsideron investime në......
Dogana shqiptare, gati për BE-në - Strategjia/ Ulen kosto për bizneset, reduktohet koha e zhdoganimit
Bizneset shqiptare do të përfitojnë nga unifikimi i procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Strategjia për Modernizimin dhe Harmonizimin e......
4 impiante të rinj për trajtimin e ujërave të ndotur - Projekti i ri i mbështetur nga Banka Botërore për mbrojtjen e bregdetit të jugut
Mbrojtja e bregdetit të jugut, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe përmbushja e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian janë në fokus të projektit të ri......
BE forcon strategjinë për mineralet e rralla - 3 miliardë euro për të zvogëluar varësinë nga Kina
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian njoftoi politika të reja që synojnë të koordinojnë blerjen dhe grumbullimin e lëndëve të para, si mineralet e rralla, që janë......
Sa përqind e mësuesve shqiptarë përdorin IA? Shqipëria kryeson rajonin dhe kontinentin, Franca në fund
Inteligjenca Artificiale, përveçse është një nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, është bërë edhe shumë e përdorshme. Pothuajse në shumë kompani ku......
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç - Prindërit mbështesin vendimin, ndërsa Meta fillon çaktivizimin e llogarive
Prindërit në Sidnej shprehën mbështetje për ndalimin e mediave sociale për të rinjtë në Australi, ndërsa Meta filloi të bllokojë dhe çaktivizojë llogaritë e......
“Vendet në zhvillim nuk janë jashtë rrezikut” - BB paralajmëron shtetet, ndërsa kostot e borxhit arrijnë vlerën rekord
Banka Botërore tha se diferenca midis kostove të shërbimit të borxhit të vendeve në zhvillim dhe financimit të ri arriti nivelin më të lartë në më shumë se......
Sërish rënie për Dollarin amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka vijuar edhe këtë mëngjes një trend zbritës duke shënuar sërish rënie teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe......





