OSBE rikonfirmon mbështetjen për reformën në sistemin e burgjeve në Shqipëri

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, ku e uroi për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e OSBE-së për reformën në sistemin penitenciar në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i ardhshëm mes Prezencës së OSBE-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me fokus në forcimin e mëtejshëm të standardeve dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit penitenciar.
OSBE ka dhënë ndër vite një kontribut të vazhdueshëm në disa fusha kryesore, përfshirë mbështetjen për hartimin e legjislacionit dhe politikave në sistemin penitenciar, rritjen e kapaciteteve të stafit në burgje dhe paraburgim, si dhe ngritjen e Shërbimit të Provës.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjithashtu parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që mund të çojnë në terrorizëm, si dhe mbështetjes për regjimin e posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë.
Në bashkëpunim me institucionet shqiptare, Prezenca e OSBE-së ka kontribuar edhe në ngritjen e programit të parë ndërdisiplinar të Masterit Ekzekutiv në Kriminologji në Universitetin e Tiranës.
Gjatë diskutimeve u trajtua edhe çështja e reduktimit të përdorimit të masës “arrest në burg”, ku ambasadori Tarran përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë të muajit maj, i cili rikonfirmon se kjo masë duhet të ketë karakter përjashtimor dhe të aplikohet vetëm kur masat alternative janë të papërshtatshme, mbi bazën e arsyetimit të individualizuar.
Ambasadori Tarran theksoi se OSBE mbetet e angazhuar për të mbështetur reformën në sistemin penitenciar në Shqipëri, me synim krijimin e një sistemi më efektiv, human dhe modern, që garanton respektimin e të drejtave të njeriut, rrit sigurinë publike dhe ndihmon riintegrimin e të dënuarve në shoqëri.
Sipas tij, bashkëpunimi do të vijojë edhe gjatë vitit 2026, duke u fokusuar në forcimin e kapaciteteve institucionale, promovimin e aksesit në drejtësi dhe zgjerimin e përdorimit të masave alternative ndaj burgimit.
Dogana Shqiptare në konferencën e Athinës - Integrimi ekonomik kalon përmes bashkëpunimit doganor
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, mori pjesë në Konferencën e Tretë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......
Mbi 1,100 ankesa të shqyrtuara në 2025 - KPP gjeneron 672 milionë lekë kursime për shtetin
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kontribuar në kursimin e mbi 672 milionë lekëve për buxhetin e shtetit gjatë vitit 2025, ndërsa ka vijuar përmirësimin......
Transporti i mallrave hyn në epokën digjitale - Shqipëria përafron legjislacionin me standardet e BE-së
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, një nismë që synon......
Eurorajoni Adriatiko-Jonian, 20 vite urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit - Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për stabilitetin e zhvillimin evropian
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë......
Facebook “pushton” internetin shqiptar/ Platforma sjell mbi 96% të trafikut nga rrjetet sociale drejt faqeve të internetit
Rrjetet sociale vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si shqiptarët marrin informacion dhe drejtohen drejt faqeve të internetit. Të dhënat......
Raporti i BSH: Më shumë fokus tek prodhimi vendas - “Mjedisi ekonomik e financiar i jashtëm kompleks dhe sfidues”
Rritja e vëmendjes për zgjerimin e prodhimit vendas si kujdesi për burimet njerëzore janë dy sfidat afatgjata për ekonominë e Shqipërisë. Këtë përfundim......
Cilësia e furnizimit me energji - Më pak ndërprerje, ERE miraton standardet e reja deri në vitin 2028
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton kriteret standarde të cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së rrjetit të......
“Kujdesi shëndetësor në banesë, pa financim të dedikuar” - Ekspertët: Financimi i shërbimit është i përballueshëm, mungon prioritizimi
Mijëra pacientë me sëmundje kronike, të moshuar dhe persona me pamundësi lëvizjeje varen çdo ditë nga Kujdesi Shëndetësor në Banesë. Megjithatë, sipas......



