Nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë - Balla: Autoritetet italiane, vonesa në detajet e aplikimin. Nuk e ndikon procesin
Duke filluar nga dita e nesërme (1 korriku) do të nisë zbatimin marrëveshja e njohjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën e daljes në pension mund ti drejtohen zyrave të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe Shqipëri për të përfituar. Por, presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla, shprehet për TV Scan së në Itali ka pasur disa vonesa, por që nuk e ndikon procesin.
Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë hyn në fuqi, duke nisur nga 1 korriku. Nga dita e martë, qytetarët shqiptarë që kanë derdhur kontribute në të dyja vendet, mund të aplikojnë përmes zyrave të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe Shqipëri, por edhe online në portalin e-Albania. Por, presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla, shprehet së në Itali ka pasur disa vonesa në zbatimin praktik të ligjit tashmë të miratuar. Në një intervistë për TV Scan, z. Balla tha se nuk është publikuar ende qarkorja teknike, e cila do të shpjegojë mënyrën e aplikimit nga qytetarët.
Gjithashtu, z. Balla sqaron se ligji i njeh të drejtën e pensionit vetëm atyre që kanë derdhur kontribute dhe jo ata që mund të kenë punuar në të zezë.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri ka njoftuar se i ka marrë të gjitha masat për të përballur fluksin e aplikimeve. Të gjithë qytetarët mund të bashkojnë periudha e sigurimit në të dy shtetet, në mënyrë që të mos humbasin asnjë kontribut, pavarësisht kohës dhe vendit. Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri duhen 15 vite. Por, me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin e viteve të punës, kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet bashkohen.

KE dhe Departamenti i Gazetarisë, tryezë për median- Ambasadori Gonzato: Element kyç i integrimit
Një iniciativë e përfaqësisë së BE në Shqipëri, realizuar nga Këshilli i Europës dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, bëri bashkë ekspertët e......

Siguria, ndërhyrje në disa akse rrugore - ARRSH hap tenderët me fond total limit 587 mln lekë, ja akset në 3 rajone
Me një fond limit prej 587 milionë lekësh, Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon të ndërhyjë në përmirësimin e sinjalistikës dhe elementëve të sigurisë......

Gjermania planifikon krjijimin e Kupolës Kibernetike - Berlini i kërkon ndihmë Izraelit për të forcuar mbrojtjen digjitale
Gjermania synon të shtojë partneritetin me Izraelin për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Berlini planifikon krijimin e një Kupole për të ndalur sulmet......

Shqipëria bëhet më pak paqësore/ Indeksi: Përkeqësohemi në pikëzim dhe në renditje për vitin 2025
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2025 tregon se Shqipëria është bërë më pak paqësore, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është ka rënë......

Gjermanët në Kosovë, italianët në Shqipëri/ Gjeografia e vizitorëve mes dy vende paraqet diferenca
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në rajon, sidomos gjatë viteve të fundit pas përfundimit të pandemisë.......

Valët e nxehtësisë përfshijnë Evropën Jugore - Temperaturat mbi 40°C shtojnë rrezikun e zjarreve
Valët e të nxehtit në Evropën Jugore kanë sjellë temperatura ekstreme në Evropën Jugore. Ekspertët paralajmërojnë se këto ngjarje po bëhen gjithnjë e më të......

Tarifat e Trump “trondisin” industrinë britanike - Prodhimi i makinave arrin nivelin më të ulët në 76 vjet
Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ra në nivelin më të ulët që nga viti 1949, kryesisht për shkak të tarifave amerikane. Marrëveshja e re me......

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje - Deri më tani flakët kanë shkumbuar gati 2800 hektarë
Temperaturat po rriten, dhe së bashku me to, po rritet edhe dëmi nga zjarret që po përfshijnë mijëra hektarë pyje në Shqipëri. Sipas të dhënave të European......