From highways to railways - Will 2026 be the year of modern transportation?

The year 2025 closed amidst infrastructure works and projects that aim to change the transport map in the country. From important road segments to the advancement of several railway lines, the transport sector has been one of the most financed of the year. But are these developments enough to call 2026 the year of modern transport? Let's focus more specifically on the key moments of the year.
One of the main projects is the expansion of the Tirana-Durres highway. Works for the first 5 kilometers have already entered an advanced phase, while the winner for the third phase was announced in September.
With a bid of 1.97 billion lekë, the Albanian Road Authority has announced the winning company for the third phase of the Tirana - Durrës highway expansion. The contract was won by Alb - Buliding, while 13 other companies participated in the competition, 7 of which were disqualified.
This phase includes the construction of the junction connecting the Laknas road to the highway expansion project, while the tender documents specified that the area where this project is required to be implemented is an area with high industrial development and, more recently, with significant urban development.
Currently, work is underway to expand the highway in the first 5 km, starting shortly after passing the Kamza turn, until the Rinas overpass, and after the expansion, the permitted speed for vehicle traffic will be 90 - 140 km/h. According to the project, the highway will be added with 2 lanes in each direction of movement, bringing the total to 8 lanes.
The total cost for the intervention in the first 5 km reaches 3.44 billion lek or about 34.4 million euros, including VAT. According to official documents, the works in phases I and II are expected to last 19 months from the moment of signing the contract, which means that they will be completed in the spring of 2026. However, earlier, representatives of the Albanian Road Authority have stated to TV SCAN that the goal is to complete it earlier.
The intervention on this road axis is intended to bring an improvement in traffic, which currently presents numerous problems. This not only for citizens, but also for businesses operating along it.
While the Tirana-Durres expansion continues in several phases, another strategic link for national traffic is being built in parallel: the Tirana bypass, which aims to avoid transit traffic from the capital. During 2025, the ARRSH signed 2 contracts for this segment, with a total value of 5.9 billion lek.
The contracts include the construction of the Kashar - Vaqarr Interchange Phase I and II road, part of one of the most important road projects in the country. This is because the Tirana Bypass aims to directly connect the Durrës - Tirana highway with the Tirana - Elbasan highway, avoiding the entrance to the capital.
With a length of 21.6 kilometers, this road will cross the southern, southwestern and western parts of Tirana, starting near the City Park Shopping Center in Kashar and ending in Mullet, at the intersection with the Tirana - Elbasan highway. The route will have two lanes in each direction, a width of 10.5 meters and will allow speeds of up to 120 km/h.
The road will pass through a plain and hilly terrain, including deep technical interventions such as double bridges over the Erzen River, construction of a new tunnel in Rrogozhina, and the establishment of three junctions. One of them is with the existing Tirana – Durrës road (Plepa), where an entry-exit junction for the surrounding areas is foreseen. The other two connect to the Kashar–Rrogozhina highway and the Tirana – Elbasan highway.
According to the tender documents, the road route crosses agricultural areas, including the villages of Allgjatë, Picallë and Stërmas.
Beyond the impact on traffic, the bypass is also expected to bring environmental and urban benefits. This is because, by avoiding the passage of heavy traffic through Tirana, it is expected to significantly reduce pollution, internal traffic, and accidents on the capital's urban roads.
The construction of the Tirana bypass also marks the moment when for the first time the entire link of the Adriatic-Ionian highway, from Milot to Fier, is closed, as one of the lots of this highway includes part of this bypass.
This is because one of the lots of this highway includes part of this bypass.
The construction of the Milot-Fier Motorway, one of the most important road infrastructure projects in the country, is progressing at different paces in its five lots. With a total length of 114 kilometers, this highway is part of the Adriatic-Ionian Corridor and includes the connection of a number of segments, which are currently in various stages of construction or tendering.
The most advanced segment is the Thumanë–Kashar segment, with a length of 21 kilometers, where the works have been completed and it is open to vehicle traffic. Meanwhile, the other three segments: Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj and Lekaj – Fier are also contracted for construction and the companies are in the process of securing permits to start the works. All four of these segments will be implemented through concession contracts.
The case of the Tirana bypass, which will be built with direct financing from the state budget, is different. This bypass will have a total length of 21.6 kilometers, of which 7 kilometers correspond to the Kashar - Lekaj section. This common part will not be built by the concessionaire of the segment, but by the company that will carry out the works for the Tirana bypass. As a result, the total track that this segment will include reaches 33.6 kilometers, but only a part of it is the subject of the concession contract.
Meanwhile, during 2026, work is expected to begin on another segment of the Adriatic-Ionian highway, more specifically the Milot-Balldre axis.
Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçaj ka dhënë detaje mbi ecurinë e përzgjedhjes së kompanisë që do të kryejë punimet dhe lidhjen e kontratës për këtë segment.
“Për Milot – Balldrenin ne jemi në fazën e vlerësimit të ofertave. Ndodh që procedurat edhe mund të dështojnë, por e rëndësishme është që procesi po ecën përpara dhe ne shpresojmë që në mes të vitit që vjen të kemi fillimin e punimeve në këto segmente kaq të rëndëisshme. Në kuptimin e financës do të jenë kontrata me partneritet publik – privat”, - tha Muçaj.
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre u mbyll në muajin tetor, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave të dorëzuara nga kompanitë. Në total janë 3 kompani që kanë shfaqur interes, ndërkohë që nëse edhe kjo fazë përmbyllet me sukses, atëhere do të vijohet me nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese dhe nisjen e punimeve për këtë segment të rëndësishëm, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian. Gara koncesionare synon pikërisht gjetjen e një kompanie private që do të ndërtojë aksin, një proces që sipas dokumenteve të tenderit parashikohet të zgjatë 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës. Vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet. Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km.
Një tjetër projekt i rëndësishëm është korridori VIII, për të cilin gjatë vitit 2025 u nënshkruan 6 kontrata, krahas 8 kontratave ekzituese.
Ndërtimi i autostradës Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 mln euro, me TVSH. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë që u shpallën fituese e që do të zbatojnë punimet në 6 lotet e këtij aksi. Me nënshkrimin e kontratave i hapet rruga nisjes së punimeve që sipas dokumenteve të tenderit do të zgjasin 24 muaj apo thënë ndryshe do të përmbyllen në dhjetor 2026.
Ky aks rrugor ka një gjatësi prej 40.7 km dhe kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karine) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë). Ai nis në afërsi të ish- Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe përfundon në Lekaj, në afërsi të Rrogozhinës.
Elbasan - Lekaj është një nga segmentet e Korridorit 8, çka nënkupton se pas përfundimit të punimeve do të jetë autostradë, ndërsa referuar dokumenteve të tenderit shpejtësia e lejuar do të jetë në intervalin 90 - 140 km/orë.
Korridori 8 konsiderohet si projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, ndërsa aktualisht është duke u punuar edhe në 8 lote të tjera, nga Elbasani në drejtim të Qafë Thanës.
Përveç avancimit të korridoreve kombëtare, viti 2025 shënoi edhe përfundimin e një prej rrugëve problematike që prej vitesh kishte mbetur e papërfunduar e më konkretisht aksi Qukës – Qafë Plloçë.
Aksi u projektua në vitin 2009, teksa kredia e parë për financimin e kësaj vepre u firmos në shkurt të vitit 2013. Huaja midis Ministrisë së Financave në emër të Qeverisë Shqiptare dhe dy institucioneve financiare, Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, kapte një vlerë totale prej 150 mln dollarë. Punimet për ndërtimin nisën zyrtarisht në korrik të vitit 2015, ndërsa parashikimi ishte që rruga të përfundonte në 2019-ën. Por në shtator të vitit 2020, u deklarua se nevojiteshin edhe 105.8 mln USD, prej të cilëve 56.8 mln USD për lotin I dhe II dhe 49 mln USD për lotin III. Nevoja për fonde shtesë u argumentua me problemet e trashëguara të projektit.
Kreditë u miratuan në vitin 2022, ndërkohë që për përfundimin e plotë ARRSH lidhi edhe një kontratë me vlerë rreth 3 milionë euro për lotin I. Në dokumentet e tenderit të asaj kohe thuhej se për shkak të rrëshqitjeve masive rruga u dëmtua rëndë dhe mbeti pa sinjalistikë e elementë sigurie. Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.8 km.
Ndërkohë, gjatë vitit që sapo lamë pas u hap një kapitull i ri në drejtim të rrugëve me pagesë, me nisjen e pagesave për kalimin në Tunelin e Llogarasë dhe në aksin Thumanë–Kashar.
Teksa rrugët me pagesë pritet të shtohen, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ngrejë një platformë të integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit. Ky dikaster ka hapur tenderin me fond limit rreth 120.3 mln lekë, teksa në dokumentet shoqëruese bën me dije se Platforma Smart Tolling Softëare (STSP) duhet të jetë në gjendje të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura. “Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Përdorues të platformës do të jenë Autoriteti Rrugor Shqiptar, Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, si dhe koncesionarët ekzistues dhe ata të ardhshëm.
Aktualisht janë 3 akse ku aplikohet pagesa për kalimin në rrugë e më konkretisht rruga e Kombit, rruga Thumanë – Kashar dhe tuneli i Llogarasë. Po ashtu, pjesë e sistemit do të jenë edhe segmentet e rrugës Kashar – Lekaj, që janë në ndërtim.
Sa i takon Enti Kombëtar të Operimit Rrugor, ai u ngrit me vendim qeverie, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve. Sipas vendimit, EKORR ka si objekt të veprimtarisë jo vetëm operimin e rrugëve me pagesë, por edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, siç janë vendet e pagesës, prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë, arkëtimin e tarifës, etj. Po ashtu, kjo shoqëri do të ketë si objekt të punës edhe monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse.
Paralelisht me rrugët, hekurudhat po shndërrohen në shtyllën strategjike të viteve në vijim. Viti 2025 u karakterizua nga marrëveshje financimi, nisje projektesh dhe plane konkrete për operimin e trenave pas shumë vitesh mungese.
Projekti më i avancuar është hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas. Për këtë projekt, gjatë 2025-ës u mor një hua shtesë prej 40.7 mln euro për ndërtimin e tetë godinave të stacioneve hekurudhore si dhe për financimin e rritjes së kostove të kontratës ekzistuese.
“Me këtë shtesë realizohen një seri ndërhyrjesh që kanë të bëjnë me rritjen e kostove të ndërtimit. Ka një mekanizëm të modifikimit të kostos, e cila ka sjellë në projekt një efekt prej 29 mln euro. Gjithashtu, kemi përmirësime cilësore në projektin fillestar, të cilat kanë ardhur pikërisht për ndërtimin e 8 godinave të stacioneve hekurudhore, sistemimin e shesheve të jashtme përgjatë linjës eksiztuese Tiranë – Durrës, si dhe të linjës së re që do të bëjë lidhjen me aeroportin e Tiranës, duke sjellë standarde të reja të zhvillimit të qëndrueshëm”, - ka bërë me dije Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, por elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027. Për këtë qëllim, në muajin shtator u hap tenderi për komponentin e elektrifikimit, ndërkohë që trenat duket se do të blihen me para’ nga buxheti i shtetit. Me financim të brendshëm është parashikuar edhe kthimi i stacionit të trenit në Tiranë.
Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë akorduar 350 mln lekë për këtë qëllim. Referuar investimeve të detajuara, kosto totale e projektit përllogaritet në 1 mld lekë, teksa pjesa tjetër e financimit është parashikuar në vitet 2027 dhe 2028, me respektivisht 350 dhe 300 mln lekë.
Sa i takon këtij projekti hekurudhor në buxhetin e vitit 2026, janë akorduar edhe 400 mln lekë për punimet që do të kthejnë stacionin e trenit në Tiranë. Projekti kushton në total 1.8 mld lekë, ndërsa segmenti ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qenë stacioni trenit në kryeqytet.
Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile dhe sinjalizim - telekomunikacionin, sipas Hekurudha Shqiptare janë realizuar 90% e punimeve dhe kanë mbetur për t’u finalizuar instalimet e brendshme në lidhje me sistemet e sinjalizim – telekomunikacionit, që lidhen ngushtë me ecurinë e punimeve të godinave të stacioneve. Përsa i përket këtyre të fundit, aktualisht janë kryer rreth 25% e punimeve, ndërsa finalizimi i tyre pritet në maj të vitit 2026. Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Pas Tiranë – Durrës – Rinas, projekti më i afërt që pritet të vihet në funksion të mallrave dhe pasagjerëve është linja hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, për të cilin gjatë vitit 2025 u sigurua financimi.
Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Afatet janë bërë me dije nga zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit 60.5 mln euro nga Bashkimi Evropian, për këtë projekt hekurudhor.
“Afatet e zbatimit të projektit përfundojnë në vitin 2028, të ndarë dhe të listuar në mënyrë të veçantë, si: punimet kryesore, punimet e elekrifikimit dhe menaxhimit të projektit. Pra, brenda vitit 2028 ne mendojmë që të kemi një zbatim të plotë të këtij projekti. Përcakton një mbështetje për Korridorin 8, që lidh Italinë me bregun lindor të Bullgarisë, pikërisht me Detine Zi dhe të përfshirjes së Shqipërisë në atë që quhet zhvillim i infrastrukturës multimodale në vend, për një nga rrjetet hekurdhore, që në vetvete do të sjellë një seri elementesh pozitive dhe në mënyrë të qartë një mundësi për transportin e mallrave dhe të pasagjerëve”, - tha Muçaj.
Granti shoqërohet me një kredi prej 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve, që do të ndihmojnë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 km. Ndërkohë që, për realizimin e plotë të projektit do të akordohet edhe një kredi me vlerë 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120.5 mln euro. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.
Përpjekjet për sigurimin e fondeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës –Rrogozhinë kanë disa vite që kanë nisur, teksa në nëntor të vitit 2020 përfundoi edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, një dokument që jep edhe detaje të projektit.
Sipas tij, projekti për rehabilitimin e këtij segmenti me gjatësi rreth 34 km, përfshin zgjerimin e trasesë hekurudhore, ndërtimin nga e para të urave në përputhje me kushtet sizmike dhe gjeologjike të zonës, si dhe prishjen dhe rindërtimin e tunelit të Rrogozhinës me gjatësi 380 metra. Gjithashtu, do të ndërtohen stacione të reja në Golem, Kavajë, Lekaj dhe Rrogozhinë, të pajisura me sisteme sinjalistike dhe komode për udhëtarët.
Ndërhyrjet do të përfshijnë edhe instalimin e sistemeve të reja të sigurisë në kalesat në nivel, mbylljen e atyre të paautorizuara dhe ndërtimin e rrugëve dytësore për të garantuar qarkullim lokal.
Një element tjetër teknik është rehabilitimi i trekëndëshit të Shkozetit, i cili do të lejojë trenat që vijnë nga jugu dhe Elbasani të kalojnë në drejtim të veriut pa hyrë më në stacionin e Durrësit, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve në të gjithë rrjetin.
Pas sigurimit të financimit në segmentin Durrës–Rrogozhinë, vëmendja për Korridorin VIII hekurudhor është zhvendosur te aksi tjetër i këtij korridori, nga Rrogozhina në Pogradec.
Aksi hekurudhor Rrogozhinë – Pogradec, pjesë e korridorit VIII është në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar, teksa vlerësimet paraprake tregojnë se kosto për rehabilitimin e tij shkon në mbi 500 mln euro. Detajet janë bërë me dije nga zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë diskutimit të marrëveshjes së huasë për fazën e parë të kësaj linje, nga Durrësi në Rrogozhinë.
“Për Rrogozhinë – Qafë Thanë, jemi në parashikime. Është duke u përgatitur projekti paraprak dhe deri tani përllogaritet që mund të shkojë në mbi 500 mln euro. Po flasim për Korridorin 8 Paneuropian, që do të lidhë Evropën nëpërmjet Shqipërisë, me Detin e Zi dhe përsa i përket alternativave të tjera, ne jemi në bashkëpunim të plotë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe normalisht ka një progres të mirë nga ana e tyre. Nuk kanë lëvizur deri më tani perspektivën e ndërlidhjes direkte ndërmjet Shqipërisë dhe bregut lindor të Bullgarisë në Detin e Zi”, - tha Muçaj.
Projekti i detajuar për segmentin 120.3 km Rrogozhinë – Pogradec financohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa pritet të përfundojë në mars të vitit 2027. Ndërkaq, sikurse ka bërë me dije më herët Hekurudha Shqiptare, për financimin do të vijohet me aplikimin për grant dhe më pas me marrëveshjet e kredive me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo strukturë financimi është ndjekur edhe me aksin tjetër hekurudhor të korridorit VIII, Durrës - Rrogozhinë. Për këtë segment, që ka një gjatësi prej 33.5 km, tashmë marrëveshjet e kredive dhe grantit janë miratuar në komisionet parlamentare. Më konkretisht, për realizimin e projektit me vlerë 120.5 mln euro do të akordohet një grant prej 60.5 mln euro nga Bashkimi Evropian, si dhe 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Mes projekteve më të avancuara hekurudhore të vitit 2025 renditet edhe linja Vorë–Hani i Hotit, për ndërtimin e së cilës është shfaqur një interes i lartë nga kompani ndërkombëtare.
16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara. Procedura e prokurimit publik për këtë projekt u hap nga BERZH në dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve u shty nga 24 janari në 24 shkurt 2025. Me mbylljen e fazës së parakualifikimit, kompanitë që do të kualifikohen do të ftohen të paraqesin ofertat teknike dhe financiare në fazat pasuese, me objektiv lidhjen e kontratës brenda vitit të ardhshëm. Autoritetet konfirmojnë se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore. Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian. Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.
Përtej projekteve që janë tashmë në zbatim apo në fazë tenderimi, viti 2025 solli edhe projektin hekurudhor Durrës–Prishtinë, përmes segmentit Shkodër–Gjakovë, një investim prej 1.8 miliardë eurosh që synon për herë të parë lidhjen me tren mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km. TV SCAN ka zbardhur detajet nga prezantimi i studimit të fizibilitetit për projektin që do të lidhë me hekurudhë Shqipërinë me Kosovën, që u bë nga konsulenti pranë institucioneve shtetërore.
Vlerësimi merr në konsideratë segmentin që nis nga Shkodra dhe përfundon në Gjakovë, duke qenë se gjurma nga Durrësi deri në Shkodër do të jetë e njëjtë me linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të cilën po zhvillohen procedurat tenderuese për ndërtimin e saj.
Sipas dokumentit, segmenti Shkodër - Gjakovë do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km. Sipas prezantimit kostot për këtë segment përllogariten në 1.8 mld euro. Rreth 1.7 mld janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj.
Në prezantimin e bërë para institucioneve shtetërore nga konsulentët Abcons dhe ILF Consulting Engineers thuhet se “rezultatet dhe gjetjet e Studimit të Fizibilitetit dhe Projektimit Konceptual të Hekurudhës Durrës-Prishtinë provojnë fizibilitetin teknik dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit. “Treguesit financiarë të projektit sugjerojnë se projekti nuk është financiarisht i zbatueshëm, megjithatë, kjo është e situatë e zakonshme për projektet e mëdha të infrastrukturës hekurudhore”, - thuhet ndër të tjera në prezantim.
Nisur nga këta tregues, konsulentët iu rekomandojnë institucioneve që të kalojnë në fazën tjetër, por të mbajnë në konsideratë se projekti konceptual i tunelit mbështetet në informacione shumë të përgjithshme gjeologjike, hidrogjeologjike dhe gjeoteknike, duke kërkuar supozime të rëndësishme. “Këto supozime duhet të vërtetohen në fazat e mëvonshme të projektit për të siguruar fizibiliteti teknik dhe financiar”, - thuhet ndër të tjera në dokument.
Finalizimi i projektit për linjën hekurudhore Shkodër – Gjakovë kërkon një periudhë 10 - vjeçare. Viti i parë përfshin zhvillimin e projektimit paraprak, ndërsa në vitin e dytë do të duhet të zhvillohen tenderët ndërkombëtare dhe lidhja e kontratës me kompaninë që do të ndërtojë hekurudhën. Përgjatë 2 viteve të para duhet të përfundojë edhe zhvillimi i dizajnit të detajuar apo shpronësime të mundshme në gjurmën ku do të kalojë hekurudha. Kohëzgjatja e ndërtimit është 7 vjet, ndërsa në vitin e fundit duhet të kryhet testimi dhe vënia në punë.
Viti 2025 shënoi edhe hapjen e një fronti të ri për hekurudhën shqiptare, me nisjen e projektimit për rehabilitimin e linjës Rrogozhinë–Vlorë dhe ndërtimin e degëzimit të ri që do të lidhë qytetin e Vlorës me aeroportin.
Hekurudha Shqiptare ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për projektimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Rrogozhinë–Vlorë dhe ndërtimin e një degëzimi të ri që do të lidhë qytetin e Vlorës me aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti.
Fituesja e tenderit ishte kompania austriake ILF Consulting Engineers Austria, e cila ofroi një çmim prej 78.81 milionë lekë, pa TVSH për hartimin e projekt-idesë, teksa kontrata përfundimtare ka një vlerë prej 94,572,000 lekë, duke përfshirë dhe TVSH-në. Procedura e prokurimit me një fond limit prej 95 milionë lekësh u hap në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas dokumenteve të tenderit, linja hekurudhore ekzistuese Rrogozhinë–Vlorë, me gjatësi 84.27 kilometra, funksionon aktualisht nën kapacitetin e saj optimal për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe nevojës për ndërhyrje të thella teknike. Ndërkohë që, kontrata përfshin edhe studimin për ndërtimin e një linje të re hekurudhore që do të lidhë qytetin e Vlorës me aeroportin që po ndërtohet.
Linja e re hekurudhore do të jetë elektrike dhe e projektuar për një shpejtësi deri në 120 kilometra në orë. Qëllimi është krijimi i një transporti të integruar midis hekurudhës dhe aeroportit, duke siguruar akses më të shpejtë, të sigurt dhe të qëndrueshëm për udhëtarët. Sipas Hekurudhës Shqiptare, ky projekt do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë së lëvizjes dhe uljen e aksidenteve në rrugë.
E teksa investimet në hekurudhë po marrin formë, viti 2025 shënoi edhe kthesën drejt operimit të trenave të pasagjerëve me koncesion.
Operimi i trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor mund të jepet me koncesion. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe programi CONNECTA2 i financuar nga BE-ja po zhvillojnë propozime për të dhënë një kontratë shërbimi publik, teksa disa projekte hekurudhore janë në zhvillim. Sipas Hekurudhës Shqiptare, ministria ka porositur një konsultim paraprak të tregut për të vlerësuar interesin në një kontratë operimi për pasagjerët dhe për të mbledhur reagime në mënyrë që të sigurojë një proces tenderimi transparent, konkurrues dhe efikas. Operatori i zgjedhur i trenave do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat. Kohëzgjatja e kontratës dhe modeli i shpërblimit do të përcaktohen bazuar në rezultatin e konsultimit të tregut, duke marrë parasysh ciklet e jetës së trenave, kostot e mobilizimit dhe nevojën për të siguruar një tender konkurrues. Këtu përfshihen shërbimet e pasagjerëve në linajt Tiranë – Durrës, Tiranë – Rinas dhe Durrës – Rinas, si projekti më i avancuar aktualisht. Më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec. Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036. Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave, “operatorët do të kishin një mundësi unike për të hyrë në një treg në rritje me mbështetje të fortë qeveritare dhe të BE-së, duke ofruar potencial për fitim afatgjatë përmes kontratave të shërbimit publik dhe zgjerimit të ardhshëm në shërbime ndërkufitare”.
Pas një viti të dominuar nga projektet rrugore dhe hekurudhore në zbatim dhe në projektim, fundi i kësaj panorame infrastrukturore vuloset me shifrat e buxhetit të vitit 2026. Janë pikërisht fondet e parashikuara për vitin e ardhshëm që tregojnë se cilat projekte do të marrin përparësi dhe sa reale janë ambiciet për rrugë dhe hekurudha moderne.
Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2026. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, për këtë zë buxhetor janë planifikuar 20.22 mld lekë, nga 18.53 mld lekë që ishte sivjet.
Referuar listës së shpenzimeve, projekti me vlerën më të lartë të financimit është ndërtimi i Korridorit 8 me një total prej 8.4 mld lekë, për 13 lotet ku aktualisht është duke u punuar.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që merr financim është bypassi i Tiranës, me gati 2.2 mld lekë. Gjithashtu, për këtë segment është përfshirë si zë buxhetor për herë të parë edhe loti III, teksa nisja e financimit parashikohet në vitin 2027.
Po ashtu, një zë buxhetor i ri është edhe ndërtimi i rrugës lidhëse Tiranë - Elbasan me koridorin VIII, që synon lehtësimin e trafikut që krijohet në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit, teksa financimi edhe për këtë projekt parashkohet të nisë në vitin 2027.
Buxheti i vitit që vjen siguron financim edhe për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, në 3 lotet ku aktualisht po punohet, ndërkohë që financimi për fazat IV dhe V, që u përfshinë si zëra për herë të parë vitin që shkoi, parashikohet të nisë në vitin 2027. Në total për këtë projekt, për vitin 2026 janë planifikuar 1.93 mld lekë. Gjithashtu, buxheti i vitit që vjen parashikon financime për rikonstruksionin e rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa, jo vetëm për lotin I, por sivjet janë buxhetuar edhe lotet II dhe III. Këo 2 segmente janë të vetmit, për të cilët fillon financimi i ri, pasi gjithë projektet e tjerë janë vazhdim nga vitet e kaluar.
1 projeket që merr buxhet është edhe rehabilitimi i rrugës Fier -Kthesa e Patosit – Frataj, me 1.2 mld lekë, si dhe ndërtimi i fazës i të bypass-it të Sarandës, me një fond prej 720 mln lekë të vënë në dispozicion.
Paralelisht, do të vijojë financimi për kontratat e partneritetit publik – privat, me një vlerë totale prej rreth 5.3 mld lekë. Paratë do të shkojnë për koncesionin e rrugës së Arbrit, autostradën Milot – Morinë, ndërtimin e rrugës Orikum – Dukat, si dhe shërbimet inxhinierike të tyre, përfshirë edhe PPP-të për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar dhe Lekaj – Fier.
Buxheti për sektorin hekurudhor parashikohet të rritet gjatë vitit 2026, ndërsa pjesa dërrmuese e fondeve mbetet financim i huaj, përfshirë grantet dhe kreditë nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, BEI dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas projektbuxhetit, për vitin e ardhshëm investimet e huaja në këtë sektor arrijnë në 4.6 mld lekë nga financimi i huaj, nga të cilat 1.5 mld lekë janë grant, ndërsa 3.1 mld lekë janë kredi. Ndërkohë financimi i brendshëm kap vlerën e rreth 1.3 miliard lekëve. Në këtë shifër përfshihet mbështetja buxhetore prej 400 mln lekë për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, si dhe 350 mln lekë për blerjen e trenave elektrikë për hekurudhën Tiranë – Durrës – Rinas. Ndërkohë që, pjesa tjetër shkon kryesisht për mbulimin e TVSH-së për kontratat ekzistuese.
For 2026, the investment portfolio focuses on three strategic projects, which are divided into several budget items, but which together constitute the most important interventions in the railway network. The largest project remains the rehabilitation of the Tirana-Durres line and the construction of the new Tirana-Rinas line, which also includes the construction of station buildings and the electrification of the line. The second project is the Vorë - Hani i Hotit line, which is considered one of the most important segments for the railway connection with Montenegro and further with the European network, while the third to receive financing is the rehabilitation of the Durres - Rrogozhinë line.
According to the draft budget report, the main goal for the railway sector is the completion of works on the Tirana - Durrës - Rinas axis, the start of high-speed works on the Vorë - Hani i Hotit line and the advancement of the Durrës - Rrogozhinë line project. In this context, the government also foresees an increase in the volume of freight transport by rail, to 45% in 2028, compared to the volume achieved in 2014.
How did this year end for the major currencies?
The US dollar, after a continuous decline this week, has closed this year positively, marking an increase as it was bought today at 81.3 lek and sold at 82.8......
Owners receive financial compensation - Minister of Justice: For over 13 thousand families, the money is transferred to bank accounts
Over 13,000 families will receive financial compensation for their properties from the Property Treatment Agency. In a video message, the Minister of......
Mexico to raise tariffs on China - President Sheinbaum: We aim to increase domestic production
Mexico's sweeping new tariffs on imports from mainly Asian countries will take effect on Thursday, in a move that will bring Mexico closer to the United......
The FED will lower interest rates in 2026 - It is expected to see the performance of the American economy
The US Federal Reserve is signaling that there will be further interest rate cuts, but it will first suspend successive cuts to give officials more time to......
Trump is expected to choose the new Fed chief - Powell threatens again, expected to fire him in January
US President Donald Trump said he would nominate a new Federal Reserve chairman in January, adding that he was considering filing a lawsuit against current......
How the monthly pension supplement scheme will work - Details of the decision and beneficiary categories revealed
From January 1, 2026, thousands of pensioners in the country will benefit from additional ALL on top of their pension. According to the decision approved by......
New electrical substation in Tirana - OST opens the competition, aiming to increase energy efficiency
The Transmission System Operator has announced the opening of the competition for the construction of the new 220/110 kV Traktora substation, with a limit......
"Europe must protect peace and prosperity" - Chancellor Merz: Challenge, protectionism in the global economy
Europe must defend its interests more strongly to ensure peace and prosperity in 2026, amid challenges from Russian aggression, global protectionism and......




