Në një muaj shpallen mbi 1600 vende pune - Nga punëtorët e krahut, te inxhinierët. Çfarë kërkon tregu?
Tregu i punës në Shqipëri vazhdon të përballet me një kontrast të forte, ku nga njëra anë papunësia, dhe nga ana tjetër qindra vende pune që mbeten bosh. Vetëm në muajin e fundit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka shpallur 1,682 vende të lira pune, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Profesionet më të kërkuara janë ata që kërkojnë aftësi të mesme apo teknike. Konkretisht, punëdhënësit kërkojnë 353 punëtorë të thjeshtë krahu, të nevojshëm në sektorë si ndërtimi, prodhimi dhe logjistika. Në të njëjtën kohë, vihet re një nevojë e lartë për punonjës shërbimi, ku përfshihen 37 kamarierë për bare e restorante dhe 29 shitës duke nisur nga marketet e vegjël deri te shitësit e butikëve.
Lista e kërkesave përfshin edhe profesione më të specializuara. Në AKPA janë listuar 17 elektriçistë, punëtorë për përpunimin e duraluminit, operatorë makinerish për gjethe çaji, punonjës në sektorin e peshkimit, dhe magazinierë. Ndërkohë, 25 inxhinierë, kryesisht në fushat e ndërtimit, elektricitetit dhe mekanikës, kërkohen gjithashtu nga kompanitë shqiptare.
Megjithatë, sfida më e madhe nuk është mungesa e vendeve të punës, por mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe të disponueshme. Ekspertët vënë në dukje se një pjesë e madhe e të rinjve synojnë të largohen jashtë vendit, ndërsa një pjesë tjetër refuzojnë punët për shkak të pagave të ulëta ose kushteve të papërshtatshme.
Në këtë situatë, bizneset po hasin gjithnjë e më shumë vështirësi për të rekrutuar punonjës, ndërsa shteti përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësimin përmes kurseve profesionale.
Sondazh

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë- BSH: Vitin e kaluar u shtuan me 9% krahasuar me 2023
Pothuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka pasur bankomatë të rinj gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti, Tirana, kryeson me numrin më të madh të bankomateve, por......

Hapen më shumë subjekte dhe mbyllen më pak - Në tre muajt e parë, u regjistruan 3966 biznese të reja në kryeqytet
Viti 2025 ka nisur pozitivisht sa i përket subjekteve të reja në kryeqytet. Referuar të dhënave të Open Data Tirana, në tremujorin e parë të këtij viti janë......

“Do të forcojmë sigurinë ushqimore” Berisha: Agjencia do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive dhe laboratorë modernë
Gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë ushqimore në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh për një reformë të thellë të këtij......

FMN-BB, tarifat në fokus - Bisedimet për masat tregtare do të dominojnë takimet mes palëve
Qindra udhëheqës globalë të financave do të mblidhen në Uashington këtë javë, secili me një mision të vetëm dhe me një pyetje në mendje: Me kë mund të flas......

Greqia “kërkon” punonjës Sezoni turistik fillon me 80,000 vende të lira pune
Sezoni turistik i këtij viti në Greqi fillon me të paktën 80,000 vende të lira pune, sipas vlerësimeve nga punonjësit dhe nga punëdhënësit e......

“Do të rrisim moshën për check up falas” - Rama në Gjirokastër: Hoqëm “tavanin” e pensioneve. Rritje reale
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistë në qytetin e Gjirokastrës deklaroi se do të rritet mosha......

Arabia Saudite "pushton" importet shqiptare/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut humbasin terren për produktet 'Made in Albania'
Tregtia e jashtme në tremujorin e parë të 2025 ka pësuar luhatje të forta me partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshime interesante në......

Mashtrimet aziatike me vlerë 35 miliardë euro - OKB paralajmëron: Po përhapen në të gjithë botën!
Grupet transnacionale të krimit të organizuar në Azinë Lindore dhe Juglindore po përhapin operacionet e tyre fitimprurëse të mashtrimit në të gjithë globin......