Shqipëria Postuar më 22 Prill 2025, 13:20

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë- BSH: Vitin e kaluar u shtuan me 9% krahasuar me 2023

Nga Ledina Elezi

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë- BSH: Vitin e kaluar u

Pothuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka pasur bankomatë të rinj gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti, Tirana, kryeson me numrin më të madh të bankomateve, por edhe me rritjen më të lartë të tyre në 2024. Kjo për arsye se në Tiranë është përqenduar pjesa më e madhe e popullsisë dhe bizneseve, e për rrjedhojë ka një nevojë më të shtuar për të kryer veprime në ATM. Ndërkohë, në Lushnje, jo vetëm që nuk janë instaluar ATM të reja, por disa prej tyre kanë dalë jashtë funksioni.

Numri i bankomatëve të shpërndara në të gjithë territorin e vendit ka arritur në 1011, rreth 9% më shumë se në 2023. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në Tiranë janë shtuar 42 bankomate të reja, ndjekur nga rajoni i Shkodrës me rreth 32 në vitin që lamë pas.

Në Korçë rezulton të jenë ngritur më pak bankomatë se në çdo rajon tjetër, ndërsa rajoni i Lushnjes është i vetmi me rënie të numrit të ATM, me rreth 20 ATM më pak se në vitin 2023.

Në total, Tirana numëron 586 bankomatë, Gjirokastra vjen e dyta me 126 të tillë dhe më pas rajoni i Shkodrës me 119 në total. Ndërkohë, rajoni i Korçës, Elbasanit dhe Lushnjes kanë numrin më të vogël të ATM-ve në vend.

Shumica e bankomatëve ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave, ndërsa vijojnë të jenë të pakta ato ATM që shërbejnë edhe për depozitim parash, apo urdhër-transfera. Bankomatët janë operative edhe pas orarit zyrtar të punës në banka, pra janë funksionale 24 orë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë të vitit për tërheqje parash.

Një numër më i madh bankomatësh nënkupton rritje të përfshirjes financiare të qytetarëve dhe të aksesit të tyre në shërbime bankare. Megjithatë, shtimi i bankomatëve i ofron më tepër mundësi individëve që të tërheqin para fizike, e për rrjedhojë t'i përdorin më shumë këto të fundit për kryerje pagesash, në vend të përdorimit të kartës për realizimin e pagesave elektronike.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat