Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 14:56

“Në 6-mujorin e dytë pritet rritje e inflacionit” - Themeli: BSH, në fokus analiza e goditjeve nga zhvillimet gjeopolitike

Nga Alida Lula

“Në 6-mujorin e dytë pritet rritje e inflacionit” -

Gjatë 3 mujorit të dytë të 2026-ës Shqipëria u përball me një goditje oferte, e cila ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Ajo u reflektua si tek çmimi i karburantit në vend edhe te disa produkete dhe shërbimet e tjera.

Drejtori i Departamentit të politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli ka thënë për SCAN tv, se fokusi i politikës monetare ka qënë analiza që kjo goditje pritet të kenë në inflacion dhe në aktivitetin ekonomik.

“Niveli i normës bazë të intersit ka mbetur 2.5 % që nga muaji korrik 2025, ndërkohë që ne kemi administruar likuiditetin në sektorin bankar nëpërmjet furnizimit bankar të vazhdueshëm të bankave me likuiditetin që ato kërkojnë, si dhe kemi vazhduar të kemi një prezencë të shtuar në tregun valuator për të tërhequr një pjesë të tepricës së ofertës së euros, e cila ka ushtruar dhe vijon të ushtrojë presion në forcimin e kursit të shpejtë të forcimit të lekut. Për të ardhmen, politika monetare e BSH do të mbetet e angazhuar dhe kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike” – tha Themeli.

Gjithashtu, Themeli ka thënë në gjysmën e dytë të këtij viti pritet të ketë rritje të inflacionit, por kjo goditje do të ketë ndikim minimal në ekonomi.

“Bankat qendrore janë të kujdeshsme për të balancuar nga njëra anë objektivin e tyre ligjor të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, po ashtu nga ana tjetër, janë të kujdesshme për të pasur një ndikim sa më të ulët në nivelin ekonomik. Në lidhje me dinamikat e çmimeve, parashikimet tona janë që në gjysëm e dytë të vitit të ketë inflacion më të lartë, por jo shqetësues. Presim një normë afër nivelit 3% dhe jo të kalojë 4%. Përsëri bazuar mbi dinamikën në tregjet ndërkombëtare, kjo goditje do të ketë vetëm formën me një impact minimal në noivelin ekonomik, nivelin e konsumit dhe të rritjes ekonomike. Në lidhje me të ardhmen, dhe e ragimin e politikës monetare, theksoj që goditjet e ofertës janë disi më të vështira për t’u trajtuar nga bankat qëndrore në raport me goditkjet e ofertës. Pikërisht për faktin se goditjet e ofeterës që vijnë nga rritja e çmive të lëndëve të para, tentojnë të kenë një efekt të kahut të kundërt në inflacion në drejtim të rritjes, dhe në aktivitetin ekonomik në drejtim të ngadalësimit të ritmit të rritjes së aktivitetit ekonomik. Pikërisht për këtë arsye, bankat qëndrore janë të kujdeshsme për të balancuar nga njëra anë objektivin e tyre ligjor të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, po ashtu nga ana tjetër janë të kujdesshme për të pasur një ndikim  sa më të ulët në nivelin ekonomik. Deri tani BQE ka aplikuar një shtrëngim apo qëndrim të politikës monetare” – shton drejtori i Departamentit të Politoikës monetare në BSH.

Sa i takon mbiçmimit të lekut, Themeli ka sqaruar se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor kanë synuar vetëm zbutjen e luhatjeve, pa ndryshuar regjimin e kursit fleksibël të këmbimit.

Ndërsa në lidhje me SEPA-n, ai bëri të ditur se gjatë gjashtë muajve të parë të funksionimit janë realizuar mbi 360 mijë transaksione ndërkufitare, me vlerë rreth 4 miliardë euro, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të kursejë rreth 70 milionë euro në vit nga ulja e kostove të transfertave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat