Shqipëria Postuar më 6 Maj 2026, 19:11

Ndryshon dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

Nga SCAN TV

Ndryshon dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, Malaj:

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ministri i Financave Petrit Malaj bëri të ditur vendimin e marrë për pagesat e ish të përndjekurve politike. Sipas tij "​Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, së pari konsistojnë në heqjen e dëmshpërblimit të kësteve, pra të kësteve në tetë këste të barabarta. Nga ana tjetër, kemi marrë vendimin që për të gjitha ato pagesa të cilat janë në vlerë deri në 1 milion lekë, do të bëhet pagesa me këstin e radhës.

​Nëpërmjet këtyre ndryshimeve të propozuara, Ministria e Financave parashikon që brenda katër apo pesë viteve do bëjmë shlyerjen e plotë të 6 mijë dosjeve, nga 10,360 që janë në total.

​Gjithashtu, këto ndryshime kanë edhe disa avantazhe të tjera:

​E para lidhet me pjesën e procesimit të pagesës. Do të ketë një procesim më të shpejtë të pagesave.

​Në qoftë se sot kemi një procesim pagesash nga kësti në këst, i cili varion nga 3.5 deri në 4 vite, me ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave, koha e pagesave ndërmjet kësteve do të shkurtohet nga 2 deri në 2.5 vite.

​Gjithashtu, këto ndryshime do të sjellin edhe nevojën për të shtuar fondin për dëmshpërblim ndaj ish-të përndjekurve politikë, që për vitin 2026 është në masën 1.5 miliardë lekë apo 15 milionë euro.

​Pra, ndryshimet e propozuara jo vetëm do të rrisin efiçencën e pagesave për ish-të përndjekurit politikë, por nga ana tjetër do të përmbushin edhe një detyrim moral që kemi ndaj kësaj kategorie, si dhe familjarëve të tyre.

 

 

DEKLARATË PËR MEDIA

Për pagesat e dëmshpërblimeve për ish të dënuarit politik nga regjimi komunist

 

Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, miratuam një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish - të dënuarit politik të regjimit komunist. 

Më konkretisht, Ministria e Financave propozon që:

Heqjen e kufizimit për ndarjen e dëmshpërblimit në tetë këste të barabarta.

Të gjitha dosjet me vlerë të mbetur për t’u paguar deri në 1 milion lekë të likujdohen brenda këstit të radhës. 

Me këto ndryshime brenda një afati 4-5 vjeçar, parashikohet të paguhen plotesisht rreth 6,000 dosje nga 10,360 që janë në total, në proces pagese.

Ky ndryshim parashikohet të shoqërohet me një sërë efektesh pozitive:

Përshpejtim të ndjeshëm në kohë të procesit, ku intervali mes kësteve reduktohet në rreth 2–2.5 vite nga 3.5–4 vite aktualisht 

Rritje të fondit vjetor për dëmshpërblime. Aktualisht ky fond është rreth 1.5 miliardë lekë. 

Ky vendim synon jo vetëm rritjen e eficiencës së pagesave, por mbi të gjitha përmbushjen e një detyrimi moral ndaj familjeve të të gjithë personave që kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë nga regjimi i kaluar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat