Shqipëria Postuar më 7 Janar 2025, 12:39

Ndryshojnë çmimet në Bursën e Energjisë - Nga anëtarësimi, te Tarifa Teknike miratohet vendimi për 2025-ën

Nga Ola Mitre

Ndryshojnë çmimet në Bursën e Energjisë - Nga

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifat që do të aplikojë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike për vitin 2025 për Tregun e Ditës në Avancë dhe Tregun Brenda së Njëjtës Ditë.

Në total janë 19 lloje tarifash për anëtarët e bursës apo anëtarët e klerimit, teksa referuar vendimit përfshihet ndryshimi i 5 tarifave ekzistuese dhe shtimi i një tarife të re.

Sipas ERE-s, shoqëria parashikon një rritje të shpenzimeve operative, duke përfshirë kostot për personelin, shërbimet e platformave dhe integrimet e tregjeve.

Ndërkohë që, rritja e tarifave dhe shtimi i një tarife të re janë të lidhura me faktorë si rritja e shpenzimeve operative, volumet e ulëta të energjisë së tregtuar dhe ulja e vazhdueshme e kursit të këmbimit.

Tarifa e re, e quajtur Tarifa Teknike do të aplikohet çdo vit për anëtarët e bursës, duke mbuluar kostot e mbështetjes teknike të ofruara nga ALPEX, ndërsa masa e saj është 2 000 euro.

Ndërkaq, sipas listës së miratuar tarifa e anëtarësimit do të jetë në masën 10 mijë euro, ndërsa tarifa vjetore për anëtarin ndahet sipas ditës së tregtimit.

Kështu, Tarifa Vjetore për Anëtarin e Bursës për Tregun e Ditës në Avancë është 14,000 euro, ndërsa për Tregun Brenda së Njëjtës Ditë, 8 mijë euro.

Paralelisht është përcaktuar se për anëtarët e klerimit tarifa e aderimit do të jetë 7,000 euro, ndërsa tarifa vjetore 3,000 euro. Këto tarifa janë pa TVSH.

Operimet e bursës nisën në prill të vitit 2023, ndërsa për Tregun Brenda së Njëjtës Ditë, në dhjetor të vitit 2024.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat