Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2025, 09:49

Miratohet në parim Projektbuxheti 2026 - Me 83 vota të mazhorancës. Nis diskutimi nen për nen në komisione

Nga Fabjona Pasho

Miratohet në parim Projektbuxheti 2026 - Me 83 vota të

Në një seancë maratonë, që zgjati rreth 16 orë, Kuvendi miratoi në parim me 83 votat e deputetëve të mazhorancës projektbuxhetin e vitit 2026, ndërsa 32 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër.

Ndërkaq, në seancë u miratuan edhe disa projektligje të tjera, më konkretisht Procedurat tatimore, Tatimi mbi vlerën e shtuar, Tatimi mbi të ardhurat, Sistemi i taksave vendore, Fatura dhe monitorimi i qarkullimit, Marrëveshja e paqes fiskale, Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme dhe Fshirja dhe shuarja e detyrimeve.

Kjo paketë parashikon një buxhet rekord prej rreth 886 miliardë lekësh, pa taksa të reja, do të jetë në dispozicion të institucioneve për shërbime, me fokus te shëndetësia, arsimi, pensionet, investimet publike, rritja e pagave dhe forcimi i mbrojtjes, ndërsa opozita e ka konsideruar ndarjen e fondeve të padrejtë dhe thelluese të pabarazive. Nga ana tjetër, qeveria e cilëson buxhetin si paketë të rritjes së mirëqenies, duke theksuar rritjen e mëtejshme të pagave në administratë, sektorët prioritarë dhe efektin zinxhir në rritjen e konsumit dhe formalizimin e ekonomisë.

Pas miratimit në parim, projektbuxheti i rikthehet komisioneve parlamentare, ku do të shqyrtohet nen për nen dhe do të diskutohen amendamentet e propozuara për zërat kryesorë të shpenzimeve dhe investimeve.

Pas ndryshimeve të mundshme në komisionet parlamentare, më 11 dhjetor projektbuxheti 2026 do të miratohet në seancë plenare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat