Ministrja Delina Ibrahimaj prezanton Kryeinspektorin e ri të Përgjithshëm, Dashnor Sula

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, prezantoi sot Dashnor Sulën në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në krye të Inspektoratit Qendror. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj vlerësoi kontributin shumëvjeçar të ish-kryeinspektorit, z. Hajdari, duke theksuar se reforma në sistemin e inspektimeve është një proces i nisur prej vitesh, i cili ka hyrë tashmë në një fazë të re zbatimi, pas miratimit të ligjit të ri “Për inspektimet”. Sipas saj, Inspektorati i Përgjithshëm ka një rol kyç si institucion koordinues i gjithë sistemit të inspektimeve, i cili vijon të përballet me sfida dhe kërkon përmirësim të vazhdueshëm. Ministrja nënvizoi se në mandatin e ri qeverisës, vizioni i qeverisë është që biznesi ta shohë shtetin dhe institucionet publike si partnerë. “Inspektimet nuk duhet të kenë logjikën e ndëshkimit, por atë të përmirësimit, duke synuar përmbushjen sa më të mirë të legjislacionit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe produkteve të ofruara në treg”, nënvizoi znj. Ibrahimaj.
Duke u ndalur te përmbajtja e reformës, znj. Ibrahimaj theksoi se ligji i ri parashikon masa rekomanduese si hap të parë përpara penaliteteve, si dhe ndarjen e qartë të funksioneve për shmangien e konfliktit të interesit në vendosjen dhe shqyrtimin e gjobave. Këto procese tashmë po menaxhohen nga Inspektorati i Përgjithshëm, duke i dhënë zbatim konkret reformës.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e reformës, sipas ministres, është profesionalizimi i trupës së inspektorëve përmes një sistemi të qëndrueshëm rekrutimi dhe trajnimi, si dhe ndërtimi i sistemeve të bazuara në analiza risku dhe digjitalizim, me qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e besueshmërisë së institucioneve inspektuese.
Në këtë kontekst, ministrja Ibrahimaj shprehu besimin se përvoja e gjatë administrative dhe politike e z. Dashnor Sula do të kontribuojë në përmbylljen e reformës dhe në forcimin e marrëdhënies së shtetit me biznesin, në përputhje me standardet evropiane. Nga ana e tij, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, vlerësoi besimin e dhënë dhe theksoi se përkushtimi, integriteti dhe drejtësia do të jenë parimet udhëheqëse të punës së tij. Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të biznesit të ndershëm, forcimit të sistemeve dhe bashkëpunimit institucional për të garantuar një sistem inspektimesh të drejtë, transparent dhe efektiv. Ministrja Ibrahimaj theksoi se viti në vijim do të jetë vendimtar për përmbylljen e reformës së inspektimeve, riorganizimin e inspektorateve dhe funksionalizimin e plotë të sistemeve të reja në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.
“Skemë e diferencuar për akcizën e birrës” - Propozimi i Tabakut: Të mbështesim prodhuesit e vegjël
Rikthim i skemës së diferencuar të akcizës për birrën “Made in Albania”, me qëllim mbështetjen e prodhuesve vendas të vegjël dhe rritjen e konkurrueshmërisë......
Liria e Medias, Kryetarja e AMA-s vizitë në SHBA, fokusi tek integriteti i lajmeve dhe dezinformimi
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Departamentin e Shtetit. Në......
Pengesat për bizneset në Shqipëri, Hasalla: Integrimi në BE krijon mundësi për kompanitë shqiptare
Shqipëria si një treg i vogël, e bën sfidues zhvillimin e disa bizneseve. Nuk mungojnë idetë e mira dhe investimet, por për disa sektorë, madhësia e tregut......
Pasuritë e krimit për shtresat në nevojë, Koçiu: Paratë tek familjet që e pësojnë nga kriminaliteti
15 milionë lekë nga pasuritë e sekuestruara të krimit do të vendosen në shërbim të shtresave në nevojë. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara......
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara, Agjencia do të kryejë edhe shitjet
Pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara do të administrohen më shpejt dhe nga një institucion i vetëm. Projektligji i cili sjell ndryshime në ligjin......
Rama: Ndërhyrje ligjore pas mosvendimit të Kushtetueses, funksionet kushtetuese s’mund të pezullohen
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike tre përfundime nga mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist dhe duke paralajmëruar ndërhyrje në legjislacion lidhur me......
Sa na kushton administrata publike? - Analiza e ALTAX: Produktiviteti më i ulët në rajon
Administrata publike po i kushton shtrenjtë buxhetit të shtetit, ndërsa vlera reale që prodhon për ekonominë dhe shoqërinë mbetet e ulët. Sipas analizës së......
DIVA, tatimet hapin aplikimet për kompensimin për arsimin - Administrata sqaron procedurat
Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe......


