Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 14:12

Çmimi për vetëprodhuesit e energjisë - ERE, Ahmeti: Do miratohet brenda vitit. I hapet rruga aplikimit të skemës së re

Nga Ola Mitre

Çmimi për vetëprodhuesit e energjisë - ERE, Ahmeti: Do

Enti Rrregullator i Energjisë do të miratojë çmimin e energjisë elektrike për vetëprodhuesit brenda këtij viti. Konfirmimi është dhënë nga kreu i ERE-s Petrit Ahmeti gjatë diskutimit të Rezolutës për dikasterin që ai drejton.

Përcaktimi i këtij çmimi do të vijë pas miratimit në muajin maj të skemës së re për vetëprodhuesit e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke kaluar nga modeli i “matjes neto” tek ai i “faturimit neto”, një mekanizëm që synon të integrojë më tej prodhuesit familjarë dhe bizneset në tregun e energjisë elektrike.

 Sipas skemës së re, energjia e tepërt nuk do të kompensohet më në kWh, por në vlerë monetare, përmes një sistemi faturimi neto. 

Kjo do të thotë se energjia e injektuar në rrjet do të blihet nga furnizuesi i energjisë, ndërsa diferenca pozitive mes energjisë së dorëzuar dhe asaj të konsumuar do të kalojë si kredi monetare në faturën e muajit pasardhës.

Më specifikisht, vetëprodhuesit kanë të drejtë të prodhojnë energji për përdorim vetjak, ta ruajnë atë dhe të shesin tepricat në treg, përmes marrëveshjeve me furnizuesit e energjisë. Në rastin e pallateve apo ndërtesave me shumë apartamente, skema lejon edhe vetëprodhimin kolektiv dhe ndarjen e energjisë mes banorëve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat