Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% - Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me karburantet, vala e shtrenjtimit ka mbërritur me shpejtësi edhe në sektorin e ndërimit, duke vënë në alarm kantierët e ndërtimit. Në një intervistë për Tv Scan, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, paralamëroi se hekuri do të shtrenjtohet deri 40%.
“Rritje të kostove sigurisht që ka, ka filluar. Nafta është, po themi, ai mall që është më i ndjeshëm ndaj këtyre luhatjeve dhe sigurisht brenda dy javësh çmimi i naftës ka pësuar një rritje prej rreth 15-20%. Po ashtu një rritje jo pak të vogël kanë pësuar edhe duraluminet, pra një rritje mbi 5 deri në 8% ka ndodhur për duraluminet, për plastikat në përgjithësi. Dhe një zë tjetër kryesor që është në sektorin e ndërtimit është edhe çmimi i hekurit, ku brenda dy javëve të fundit çmimi i hekurit ka një tendencë rritjeje rreth 5% në javë. Dhe me këtë normë rritjeje të çmimit të hekurit, sigurisht që është afër dita kur çmimi i hekurit mund të jetë edhe 40% më shtrenjtë nga sa është sot. Dhe pastaj derivatet e tjera si çmimi i çimentos, i betonit dhe i fuqisë punëtore janë të pashmangshme me sa duket të lëvizin.”
Ky presion mbi koston e prodhimit pritet të zhvendosë balancat e tregut imobiliar, duke paralajmëruar një rritje të pashmangshme të çmimeve për metër katror.
“Automatikisht kjo rrit koston e apartamenteve. Të gjitha këto materiale janë pjesë përbërëse të kostos sonë, të një metër katror ndërtimi. Janë të pashmangshme dhe rritja e kostos sigurisht sjell edhe rritjen e çmimit. Na vë në vështirësi financiare dhe me këtë rritje kostosh themi që edhe çmimi i shitjeve apo i njësive të ndryshme tregtare teorikisht duhet të pësojë një rritje. Pavarësisht se është kërkesa dhe oferta ajo që e vendos çmimin, por kostoja është rritur, çmimi automatikisht duhet të jetë në rritje në vazhdimësi.”
Në këtë ekuacion të ri vështirësish, ku kostot e lëndëve të para diktojnë ritmin e kantierëve, mbetet për t'u parë nëse tregu do të gjejë një pikë ekuilibri apo nëse çmimet e apartamenteve do të vijojnë të thyejnë rekorde të reja.
Brezi i ri, larg garës për poste drejtuese - Raporti/ Një e treta e të rinjve po heqin dorë nga universiteti
Të rinjtë e brezave Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi zhvillimit profesional dhe balancës mes punës dhe jetës personale. Sipas......
Rama: Aeroporti i Tiranës ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Aeroporti i Vlorës në fazën përfundimtare
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori aeroportual zë një vend të rëndësishëm në prioritetet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend. Në......
Qiratë shtrenjtuan kostot e jetesës në Shkurt/ Inflacioni arriti në 2.5%, niveli më i lartë që ka Korriku i vititi të shkuar
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, ku sipas tyre norma e inflacionit në këtë muaj......
Shqipëria, ndër liderët për gratë në qeveri/ 54% e posteve qeveritare mbahen nga gra, shumë mbi mesataren e BE-së
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi përfaqësimin gjinor në politikë. Ajo që bie në sy është se pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar një rritje të......
Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së
Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të......
93.75 mln lekë për rrëshqitjen e Librazhd-Prrenjas/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rrugën alternative
Sistemimi i rrëshqitjes në aksin Librazhd - Prrenjas do të kushtojë 93.750.000 lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit......
Rama: Balluku do të vazhdojë drejtuese politike e PS në qarkun Fier
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se Belinda Balluku do të......
Rama: Hekurudha Durrës-Tiranë nis operimin në fillim të vitit të ardhshëm - Elektrifikim sipas standardeve të BE
Kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot gjatë takimit me grupin e parlamentar të PS se qeveria ka një plan të qartë dhe......


