Mbi 89 mijë makina të reja të regjistruara në 11 muaj - DPSHTRR: Flotë më moderne dhe më e sigurt

Tregu i automjeteve në vend po përjeton një rritje të konsiderueshme. Gjatë periudhës Janar- Nëntor 2025, janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, një shifër që përfaqëson një rritje prej 96% krahasuar me vitin 2019.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. nga totali i mjeteve të regjistruara, 73.066 janë autovetura, të cilat përbëjnë 81.5% të regjistrimeve. Dominimi i autoveturave në treg nënvizon orientimin e qytetarëve drejt mjeteve funksionale dhe të përshtatshme për nevojat e përditshme të lëvizjes. Këto të dhëna janë një tregues i qartë i modernizimit dhe i rritjes së standardeve të përdorimit të mjeteve rrugore.
Paralelisht me rritjen e tregut, një element kyç për garantimin e sigurisë është edhe kontrolli teknik i mjeteve. Gjatë 11 muajve të parë të vitit 2025 janë kontrolluar mbi 297 mijë mjete në të gjithë vendin. Një pjesë e konsiderueshme e tyre, pas evidentimit të problematikave teknike, janë riparuar dhe rikthyer në qarkullim, duke përmbushur standarde më të larta sigurie.
Gjithashtu, procesi i pastrimit të flotës nga mjetet e amortizuara ka vijuar me intensitet. Mbi 7.859 mjete të vjetra janë çregjistruar përfundimisht, një hap i rëndësishëm drejt rrugëve më të sigurta dhe një mjedisi më të pastër. Ky proces ndikon drejtpërdrejt në uljen e ndotjes dhe në përmirësimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve që të rezervojnë online takimin për kontrollin e mjetit përmes portalit e-Albania. Siguria rrugore nis nga një mjet i kontrolluar dhe i mirëmbajtur, i gatshëm për të përballuar çdo udhëtim.
Kriza e kredive për banesa - Nga çfarë po heqin dorë evropianët për të përballuar kostot?
Rritja e fortë e kostove të banesave po kthehet shpejt në “Grinçin” e Evropës, duke zbehur dëshirën e njerëzve për të bërë plane me rastin e Krishtlindjes.......
Serbia, ndërlidhje gazi me Maqedoninë e Veriut - Beogradi do të investojë rreth 153 milionë euro për projektin
Serbia do të investojë rreth 153 milionë euro për ndërtimin e një ndërlidhjeje gazi natyror prej 1.5 miliardë metrash kub me Maqedoninë e Veriut. Ky projekt......
Efekti i inflacionit në Kosovë - 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro
Inflacioni po gërryen fuqinë blerëse në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro. Kështu e përshkruajnë ekonomistët realitetin ekonomik të......
Sa fiton emigranti shqiptar jashtë? Greqia zhgënjimi më i madh. Shqiptarët marrin vetëm gjysmën e asaj që presin
Ndërsa potenciali i të ardhurave të larta është një nxitës kryesor i vendimeve për largim nga vendi, emigrantët vazhdimisht i mbivlerësojnë të ardhurat e......
Pensionet, sa e qëndrueshme është skema? - Analiza PROST e Bankës Botërore nxjerr përfundime afatgjata
Qeveria po bën një analizë të thelluar dhe afatgjatë të financave publike me fokus të veçantë te sistemi i pensioneve, në kuadër të përpjekjeve për të......
Certifikimet, fokus për bizneset në BE - Pilku: Standardet dhe investimet, çelësi për eksportin
Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, bizneset prodhuese, por jo vetëm, do duhet të kenë edhe certifikimet e duhura për të arritur në standarde europiane.......
“Varësi e lartë nga remitancat” - Prezantohet anketa e migracionit, Dhuli: Formëson shoqërinë shqiptare
Është prezantuar këtë të hënë Anketa e Migracionit pranë Familjeve, ku vlerësohet se rreth vlerësohet se rreth 1.6 milion shqiptarë jetojnë jashtë......
“Finalizojmë bankën e zhvillimit” - Rama, me fermerët: Brenda vitit mbyllim pagesat për skemën e mbështetjes
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural......





