Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2025, 13:24

“Finalizojmë bankën e zhvillimit” - Rama, me fermerët: Brenda vitit mbyllim pagesat për skemën e mbështetjes   

Nga Diamila Leka

“Finalizojmë bankën e zhvillimit” - Rama, me

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural ka nevojë për partneritet me qeverinë, ndërsa për zhvillimin e këtij sektori, është dyfishuar buxheti.

“Sapo kemi nisur një mandat të ri, që është një nga mandatet më të vështira të qeverisjes së vendit. Por fatmirësisht këtë peshë na e kanë bërë më të lehtë, juve, dhe të gjithë ata që si ju na kanë dhënë plot 83 mandate që të kryejmë me sukses negociata për BE. T’i vendosim vulën europiane transformimeve të nisura të 3 mandateve më parë. Tre mandate më parë nga ku sot kemi trefishuar prodhimin e serave dhe si rezultat kemi rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë në një sipërfaqe serash që sot ka prekur 220 Ha. Tre mandate nga ku kemi arritur që të rrisim në mënyrë të pamenduar prodhimin e perimeve, që i është afruar 1500 mln tonëve. 3 mandate nga kur eksportet kanë rritur të diversifikohen. Këtë vit vetëm 9 mujorin e parë është më e lartë se sa vlera e vitit të shkuar, gjysmë mld euro. Kemi përmbysur raportet e eksporteve mbi importet. Sot jemi 1/3 duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse dhe të treshit. Jemi për objektivin 1 import, 2 eksport. Me shumë rëndësi është se kemi një buxhet për vitin e ardhshëm jo thjesht më të lartë, por shumë më të lartë krahasuar me buxhetin e këtij viti. Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me buxhet që është gati dyfishi më i lartë se i vitit që shkoi. Të gjitha pagesat do të mbyllen brenda këtij viti.

Ne finalizojmë brenda këtij viti edhe bankën tonë të zhvillimit, e cila do të jetë një tjetër instrument për të mbështetur projektet e sipërmarrjes shqiptar e për të mbështetur edhe projektet tuaja."

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anis Salla, u shpreh se për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyure bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit ose në agroturizëm, do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës.

“Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqesore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masen 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të leshohet nga blersi i produkteve të tyre. Ju i grumbulloni këto fatura, i dorezoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare. Ky mekanizëm i ri për NE, por që aplikohet edhe në vendet e BE, do të forcojë formalizimin me qëllim përfitimin e fondeve të BE për modernizimin e sektorit bujqësor. Kjo është shkalla më e lartë e kompensimit që ofrohet në vendet e Rajonit. Qeveria Shqiptare ka venë në fokus fermerin në disa dimensione, dua të theksoj se pensionet rurale nga 11,500 lek sot, do të shkojnë në një shumë prej 18,000 lek deri në vitin 2030.  Duke u nisur nga janari 2026, pensionet do të rriten çdo muaj pa llogaritur  këtu indeksimi vjetor që do të vijojë normalisht vit pas viti.”

Sipas ministrit Salla 5.2 miliard lekë do të shkojnë vetëm për skemën kombëtare të mbështetjes së fermerëve. Sipas Sallës kjo shumë është 16% më e lartë se buxheti fillestar i këtij viti.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat