Mbi 42 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare - Guri: Kërkesat kalojnë 7 miliardë lekë, interes i lartë për blegtorinë

Mbi 42 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, ndërsa vlera e kërkesave ka tejkaluar 7 miliardë lekë, nga 5,2 miliardë lekë që është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Fatmir Guri ka thënë për SCAN tv se interes të lartë ka paturnë sektorin e blegtorisë, ku aplikimet arrijnë në rreth 3,3 miliardë lekë, si dhe në bletari, ku kërkesat kapin vlerën e 1,1 miliardë lekëve, pas dyfishimit të mbështetjes nga 10 mijë në 20 mijë lekë për koshere.
Mbi 280 të rinj kanë aplikuar për grantin prej 10 mijë eurosh, një masë që synon të nxisë përfshirjen e të rinjve në sektorin bujqësor. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të kryejë verifikimin administrativ dhe kontrollin e çdo dosjeje përpara shpalljes së përfituesve.
Skema parashikon mbështetje financiare për sektorë të ndryshëm të bujqësisë, duke përfshirë blegtorinë, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella, si dhe ripopullimin në ujërat e brendshme.
Afati fillestar për aplikime ishte 26 qershori, por u shty deri më 6 korrik për t'u krijuar mundësi më shumë fermerëve të përfundojnë procedurat.
Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 nisi më 25 maj dhe synon të mbështesë rritjen e prodhimit bujqësor, modernizimin e fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Kina dhe Tajvani po përgatiten për stuhinë tropikale - Tajfuni Bavi goditi juglindjen e Tajvanit, era 200 km/orë
Kina dhe Tajvani po përgatiteshin për stuhinë tropikale ndoshta më shkatërruese në vite, ndërsa tajfuni Bavi goditi juglindjen e Tajvanit të enjten, me erëra......
Peshku dhe perimet rrisin faturën e ushqimeve në qershor/ Shtrenjtimi i ushqimeve mban presion mbi buxhetet familjare
Ushqimet ishin faktori kryesor që mbajti lart inflacionin në muajin qershor, duke dhënë ndikimin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve të konsumit. Sipas......
Rama nuk e fsheh entuziazmin, Samiti i ardhshëm i NATO-s do mbahet në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka shëprndarë në rrjetet e tij sociale një video që konfirmon se , Samiti i ardhshëm i NATO-s do mbahet vitin që vjen në Tiranë. Në mes......
“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” - Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat
Shqipëria po bëhet gati për të kryer një "fotografi" të detajuar të realitetit të saj rural. Projektligji i ri për Censin e Bujqësisë ka kaluar për diskutim......
Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë - Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro
Procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit në masën 10% të vlerës së autofaturave po vijon normalisht. Sipas të dhënave të bëra publike......
Pse u dhanë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West? - Rama: Nuk mund të humbim mundësinë për promovimin e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West, duke argumentuar se investimi synon promovimin e......
Inflacioni, mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë/ Në qershor arriti në 3.2%, i nxitur nga ushqimet dhe qiratë
Inflacioni në Shqipëri u ngjit në qershor mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, duke rihapur vëmendjen te ecuria e çmimeve dhe te hapësira e politikës......
“Forcimi i lekut solli ngadalësimin e rritjes së çmimeve” - Sejko: BSH forcoi stabilitetin monetar e financiar. Kredia për prona, nën monitorim
Banka e Shqipërisë do të vijojë të monitorojë rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme, kreditimin në valutë, përqendrimet sektoriale, cilësinë e......



