Shqipëria Posted on 2024-12-18 14:06:00

Marrëveshje me BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen - Kallas: Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme

From Diamila Leka

Marrëveshje me BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen - Kallas:

Shqipëria dhe Bashkimi Europian kanë nëshkruar këtë të mërkurë marrëveshjen e partneritetit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. Dokumenti i Partneritetit me BE, u nënshkrua mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në praninë e Kryeministrit Edi Rama.

"Ne tashmë i kemi mbështetur forcat e armatosura të Shqipërisë drejtpërdrejt dhe të dyja palët tona dëshirojmë të bëjmë më shumë, kështu që kjo marrëveshje tregon se ne do të bëjmë më shumë së bashku. Tregon qartë investim në sigurinë tonë të përbashkët. Tregon që Shqipëria do të jetë pjesë e të gjitha këtyre tavolinave të rëndësishme ku do të diskutojmë për sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Na lejon gjithashtu të zgjerojmë bashkëpunimin tonë, si në Europë, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor."

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama, e cilësoi mjaftë të rëndësishme këtë marrëveshje pasi është shenjë e një lidhje të pandashme ndërsa ne duhet të bëjmë më të mirën çdo ditë e më shumë.  

"Është një ditë e gjatë dhe një ditë e rëndësishme për ne, sepse kemi Samitin vjetor me Bashkimin Europian. Ndërkohë, u zgjuam me një ndjesi të këndshme se tashmë kemi hapur një tjetër grupkapitujsh. Kështu që është një moment shumë i mirë, por para së gjithash, dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju uruar për këtë emërim dhe t'ju themi se ndihemi të privilegjuar  sepse kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe dini çfarë do të thotë të lindësh dhe të rritesh në një diktaturë, pastaj të luftosh për lirinë dhe më pas të luftosh për të ndërtuar demokracinë dhe zhvilluar shoqërinë. Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse është një shenjë tjetër që lidhja jonë është e pandashme dhe që duhet të bëjmë më të mirën për ta forcuar çdo ditë e më shumë."

Shqipëria më 17 dhjetor, çeli negociatat edhe për kapitujt e radhës, të cilët përfshijnë Marrëdhëniet me Jashtë, Politikën e Jashtme, të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

 

 

Poll

Poll

Live TV

Latest news
All news

Most visited