Ligji i faljes, si mund ti blejnë fermerët vitet e punës?/ 294-384 euro në vit, shuhen të gjitha gjobat dhe kamatvonesat në sistem

Fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që kanë apo kanë pasur një NIPT, pavarësisht nëse janë apo jo aktivë aktualisht do të përfitojnë nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura apo gjobave dhe kamatëvonesave.
Konkretisht në ligjin i cili tashmë ka nisur nga zbatimi, "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë", në nenet 5 dhe 6, specifikohet edhe shuarja e kamatëvonesave për kategorinë e të vetëpunësuarvë në bujqësi.
Konkretisht do të "Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin." Pra për detyrimet më të vjetra se 10 vite, gjobat dhe kamatvonesat fshihen në çdo rast edhe pse detyrimi për kontributin mbetet.
Ndërsa neni 6 parashikon "Shuarjen e dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.
E thënë ndryshe, këto nene parashikojnë që kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuar vë në bujqësi, nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar, nga data 01.10.1993 deri më datë 31.12.2024, paguhen pa kamatëvonesa, sipas vendimit në fuqi.
Pra çdo fermer mund të “blejë” vite e punës me një shumë vjetore prej 38, 400 lekë në vit për zonat fushore dhe 29, 400 lekë në vit për fermerët në zonat malore, duke mos pasur asnjë penalitet sa i takon gjobave dhe kamatvonesave.
Për një periudhë 10 vjeçare fermerët në zonat fushore do duhet të paguanin 384 mijë lekë dhe në zonat malore 294 mijë lekë.
Blerja e viteve të punës është një mundësi që u siguron fermerëve përfitime nga pensioni në të ardhmen.
Energji elektrike nga dielli, shtohen 3 impiante të reja me fuqi 174 megavat në Savër, Sarandë dhe Poliçan
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të datës 20 Maj 2026 ka miratuar ndërtimin e tre impianteve të reja të prodhimit të energjisë elektrike nga dielli.......
Shërbimi Informativ i Shtetit, ndryshon ligji: Mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike
Këshilli I Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar” dhe i ka kaluar ata për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që......
Mbledhja e Qeverisë, publikohen vendimet dhe projektligjet që ministrat miratuan sot
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 20 maj 2026. Ata......
Presidenti Begaj vizitë në Bratislavë: Të thellojmë bashkëpunimin në energji, turizëm dhe bujqësi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini. Gjatë takimit......
Çmim i karburanteve, Bordi i Transparencës: Nafta 202 lekë për litër, benzina 188 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka ndërhyrë përsëri në caktimin e çmimit të karburanteve. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot pasdite, datë 20 maj ora 18:20. Tregtimi i......
Shqipëria më e lirë se Europa, por çmimet vijojnë rritjen/ Inflacioni arrin 2.8% në Prill, tensionet globale shtojnë presionin
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat inflacionin sipas metodologjisë së Eurostat, regjistroi në muajin Prill 2026 një normë prej 2.8% në......
Rama në Seul: Ishim Koreja e Veriut e Evropës - Sot vendi po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian
Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës, ndërsa tani po ecën drejt rrugës së Bashkimit Evropian”, sipas kryeministrit Edi Rama i cili mori pjesë në......
Inspektoriati i Punës, kontrolle në kantieret e strukturave turistike - Muçaj: Përvec ndërtimit, sektori i turizmit do të ketë mbi 2000 inspektime
Siguria në punë po kthehet në një nga prioritetet kryesore të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur intensiteti i......


