Kuvendi miraton me 75 vota pro Projektbuxhetin 2025
Në orët e mbrëmjes Kuvendi miratoi në parim Projektbuxhetin për vitin 2025. Me 75 vota pro dhe 40 kundër, dokumenti më i rëndësishëm financiar për vitin që vjen, do të jetë në procedurë për t'u diskutuar nen për nen. Votimi përmbylli një seancë maratonë ku nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet e ashpra mes palëve politike.
Në nisje të seancës maratonë në ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama paraqiti shifrat kryesore dhe njoftoi se bonusi për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë, do të trefishohet duke arritur në 150 euro, ndërsa për ata që kanë një pension mujor mbi 20 mijë lekë, do të dyfishohet duke shkuar në masën 100 euro. Rama njëkohësisht njoftoi çeljen e një fondi pranë Bankës së Shqipërisë që do të përdoret për bonusin e pranverës së pensionistëve.
Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se projektbuxheti për vitin 2025 materializon plotësisht objektivat kryesore të politikës fiskale, përmes një balance primare pozitive, reduktimit të borxhit publik, duke targetuar për vitin 2025 një nivel të borxhit prej 55.8% të PBB dhe një raporti produktiv midis huamarrjes totale neto të buxhetit dhe shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore, duke realizuar një balancë korente pozitive prej 3.6% të PBB-së.
Buxheti për vitin 2025 përmbush dy objektiva themelorë, rritje ekonomike të qëndrueshme, duke krijuar punësim, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe konsolidim fiskal, me qëllim final uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë e fiskalë në nivele pozitive. Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB dhe krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, me rreth 40.6 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet Buxhetore, në projektbuxhetin e vitit 2025 janë parashikuar në nivelin 822.7 miliardë lekë me një rritje në vlerë absolute prej 51.4 miliardë lekë, krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2024.
Sondazh

Aksidentet rrugore në BE marrin mbi 20 mijë jetë në një vit ndërsa numri i viktimave vijon të rritet!
Aksidentet rrugore në të gjithë BE-në morën 20,653 jetë në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, të cilat përfshijnë shoferë, pasagjerë dhe......

Vendimi, pensionistët udhëtim falas në urbanët e Tiranës/ Këshilli Bashkiak: Çmimi i biletave në transportin publik nuk do të rritet
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është miratuar vendimi “Mbi caktimin e tarifave të transportit publik qytetas në bashkinë e Tiranës,......

Inflacioni vjetor i Eurozonës arrin objektivin e BQE-së - Rritet në 2% në tetor
Norma vjetore e inflacionit të eurozonës ishte 2% në tetor 2024, nga 1.7% në shtator. Një vit më parë, norma ishte 2.9%, sipas të dhënave të publikuara nga......

Fluksi i gazit rus drejt BE-së nëpërmjet Ukrainës është i qëndrueshëm – Rriten edhe nominimet në Austri!
Prodhuesi rus i gazit Gazprom, tha se do të dërgonte 42.4 milionë metra kub gaz në Europë nëpërmjet Ukrainës të martën, i njëjti vëllim si të hënën, ndërsa......

Vendet e BE-së angazhohen për zhvillimin e përbashkët të dronëve, raketave dhe anijeve luftarake!
Shtetet anëtare të martën do të zotohen të zhvillojnë projekte të përbashkëta ushtarake mbi mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore, luftën elektronike,......

Ku të investoni tani? Ja çfarë mendojnë ekspertët financiarë!
Me koston e jetesës që përbën ende një kërcënim në shumë vende europiane, si dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike në rritje, investimi duket se po ngjason......

Google, i detyruar të shesë Chrome? - Departamenti i Drejtësisë në SHBA e akuzon për monopol
Departamenti i Drejtësisë në SHBA pritet të kërkojë nga një gjyqtar që të detyrojë Google të Alphabet të shesë motorin e kërkimit Chrome, pasi pretendon se......

Autostrada Elbasan-Lekaj - Tenderët 150 mln euro mbyllen pa ankesa. Pritet lidhja e kontratave për punimet
Gjashtë tenderët për aksin e ri rrugor Elbasan – Lekaj janë mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shpalljes së fituesve dhe lidhjes së kontratave për nisjen......