Kryeministri Edi Rama prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa. Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit u u premtoi punonjësve rritjen e pagave, që ata të vijojnë të japin kontributin e tyre në këtë institucion.
“Në këtë evolucion jetojmë një fazë kur nuk është prezumimi i pafajësisë ai që udhëheq veprimtarinë e tyre që duhet ta transferojnë këtë sistem në të drejtë, por është prezumimi i fajësisë, ky është element dramatik. Nëse mbi AKSHI-n ka një hetim, në një botë të drejtë, të gjithë duhet të prezumoheshin të pafajshëm ndërkohë të gjithë prezumohen të fajshëm. Disa prej jush këtu janë ufo, që jetojnë me ekranin e kompjuterit dhe mund të harrojnë të hanë për disa ditë, kur duhet të përballen me këtë brutalitet, me të drejtë ndihen të çorientuar. Dua të them diçka, në fund e drejta del. Ka një kosto, në këto kushte mund të jetë më e lartë, por del. Për ne është e rëndësishme qe AKSHI të vazhdojë punën, të jetë ai fari që orienton të gjithë lëvizjet e anijeve dhe tregon e ku është porti. Dua t’ju inkurajoj për këtë gjë, e di që nuk është ky thelbi, por së bashku me ministren kemi vendosur të ndërhyjmë në legjislacion dhe të bëjmë një rritje te pagave të tuaja, me ju thënë që ju kemi të çmuar, dhe nuk duam që ju ta braktisni këtë shërbim dhe talentin tuaj ta vini në dispozicion të sektorit privat, duam që të besoni që ky është vendi, kjo është shtëpia juaj, jeni ju zot shtëpie ku ia lehtësoni jetën kaq shumë njerëzve”, tha Rama.
“Vonesa e euros digjitale dëmton Evropën” - Zv/kancelari gjerman, Klingbeil: Është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit
Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se duhet të avancohet me euron digjitale, pasi vonesat po dëmtojnë......
Sa vizitorë preferuan hotelet vitin e kaluar? Rajoni verior rrit ndjeshëm numrin e vizitorëve në dhjetor
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhënat zyrtare mbi ecurinë e strukturave akomoduese në vend, si për muajin dhjetor, ashtu edhe......
Ibrahimaj: AKSHI shtylla kryesore e qeverisjes elektronike dhe inovacionit në shërbim të qytetarëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë......
Vëllazëria Shqipëri-Kosovë, sa jemi forcuar? Nga simbolika, te shifrat. 18-të vite thellim ekonomik mes dy vendeve
Kosova shënon sot 180-të vite pavarësi, ndërsa marrëdhënia me Shqipërinë ka kaluar nga simbolika politike në një partneritet të konsoliduar ekonomik. Nga......
Kush përfiton nga falja e taksave dhe tarifave vendore? - Nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike
Ligji për faljen e detyrimeve i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, çliron bizneset nga taksat, tarifat vendore dhe gjobat e papaguara. Por kush......
Kuvendi i Kosovës përkujton 18-vjetorin e pavarësisë - Osmani: Përulemi përpara atyre që ranë për këtë ditë. Begaj: Realitet i pakthyeshëm
Me një seancë solemne, Kuvendi i Kosovës ka përkujtuar 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një simbolikë e veçantë e kësaj seance ishte vendosja e logos......
Ekspozitë historike e Bankës së Shqipërisë në Prishtinë - “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”
Në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, u çel ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe......
Stacionet e karikimit për makinat elektrike - Dy projekte për transportin e pastër, infrastrukturë për karburantet alternative
Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka nisur dy projekte të reja rajonale, me synim përshpejtimin e tranzicionit drejt transportit më të......


