Kreditë për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Investim strategjik për lidhje ndërkombëtare

Kuvendi pritet të miratojë sot dy marrëveshje kredie dhe një marrëveshje granti për financimin e një prej projektet më të rëndësishme hekurudhore, siç është rehabilitimi dhe modernizimi i linjës Durrës – Rrogozhinë. Marrëveshjet janë paraqitur në Kuvend nga ministri i financave Petrit Malaj, i cili në fjalën e tij ka deklaruar se:
“Ky projekt shënon fazën e parë të funksionimit të Korridorit Hekurudhor VIII, një nga më të rëndësishmit sa i takon lëvizjes dhe zhvillimit ekonomik në drejtimin Lindje–Perëndim të Europës. Projekti nuk është thjesht një ndërhyrje teknike mbi një trase hekurudhore, por një investim strategjik në garantimin e një ndërlidhjeje kombëtare dhe ndërkombëtare.
Është një hap konkret drejt një Shqipërie të integruar në Rrjetin Transevropian të Transportit (TEN-T), dhe një instrument kyç për përmbushjen e objektivave tonë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër.
Kostoja totale e projektit parashikohet në vlerën e rreth 120.5 milionë eurove dhe do të financohet përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, që përfshin konkretisht:
Një kredi në vlerën prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH);
Një kredi tjetër prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Investime (BEI) përmes kontratës financiare për projektin “Infrastruktura Hekurudhore e Korridorit VIII, Faza I – Shqipëri”;
Një grant në shumën prej 60.5 milionë euro i akorduar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).
Ndaj projektligjet që sjellim për ratifikim përbëjnë një aspekt të rëndësishëm në planin strategjik.
Korridori Hekurudhor VIII përbën një nga boshtet më të rëndësishme të lëvizshmërisë europiane.
Ai lidh Bregdetin Adriatik me Detin e Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke krijuar një rrugë alternative efikase për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive tona.
Ky projekt përfaqëson angazhimin e shtetit shqiptar, jo vetëm për të përshpejtuar modernizimin e rrjetit të transportit, por edhe për të rritur ndërlidhjen ekonomike me rajonin, si dhe për të kontribuar në qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale.
Segmenti Durrës – Rrogozhinë, me gjatësi 34 kilometra, do të transformohet në një linjë moderne hekurudhore, që do të ndërtohet në përputhje të plotë me standardet teknike europiane, duke sjellë qarkullim me shpejtësi më të lartë dhe ndërlidhje me rrjetet rajonale dhe më gjerë.
Përmes rehabilitimit të kësaj linje do të mundësohet:
Forcimi i lidhjes ndërmjet Portit të Durrësit dhe qendrave industriale e logjistike të vendit;
Ndërlidhja me linjën Durrës – Tiranë, aktualisht në ndërtim, dhe më tej me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke mundësuar qarkullim të integruar të mallrave dhe udhëtarëve;
Lidhja me segmentin Vorë – Hani i Hotit, pjesë e projektit Flagship 3 të Planit të Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor;
Mbështetja e zhvillimit ekonomik të zonave urbane të Rrogozhinës, Kavajës, Golemit dhe Lekajt, duke fuqizuar integrimin e tyre në rrjetin kombëtar dhe rajonal të transportit;
Nxitja e kalimit nga transporti rrugor në transportin hekurudhor, duke promovuar uljen e emetimeve të karbonit, si dhe duke përmbushur objektivat e Axhendës së Gjelbër të BE-së.
Ndaj mund të themi kjo linjë do të shërbejë si bosht kyç për zgjerimin e Korridorit VIII në lindje të vendit, drejt Elbasanit, Pogradecit dhe Maqedonisë së Veriut, duke e konsoliduar rolin e Shqipërisë, si një nyje strategjike në rrjetin e transportit të Ballkanit dhe më gjerë.
Projekti nga ana tjetër siguron një ndikim të drejtëpërdrejtë në ekonominë e zonave nga ku do të kalojë,
pasi parashikon :
Qarkullim për rreth 170 mijë udhëtarë dhe për mbi 480 mijë ton mallra në vit;
Krijimin e vendeve të reja të punës;
Reduktim të mëtejshëm të kostove të transportit;
Zhvillim të turizmit në zonat e ndërlidhura.
Në këtë mënyrë, rehabilitimi i linjës Durrës – Rrogozhinë përfaqëson një model të ri të qasjes sonë ndaj investimeve publike në infrastrukturë: një qasje që është teknike në standarde, strategjike në qëllim dhe evropiane në vizion. Ai përfaqëson bindjen tonë se, transporti hekurudhor është pjesë e pandashme e qëndrueshmërisë ekonomisë së vendit.
Sa i përket termave financiare të marrëveshjeve të huasë, më lejoni të saktësoj se:
Kredia me BERZH, në vlerën 30 milionë euro, ka një afat maturimi prej 17 vitesh, me 5 vite “grace period” dhe me një interes që do të përcaktohet mbi bazën e tregut në momentin e disbursimit, duke shtuar mbi normën e referencës Euribor 6 mujor plus një marzh prej 1%.
Kredia me BEI, gjithashtu 30 milionë euro, ka një maturim prej 25 vitesh, me 5 vite “grace period” për principalin. Kjo marrëveshje përmban opsionin e zgjedhjes ndërmjet interesit fiks apo variabël gjatë disbursimit. Ministria e Financave në bazë të vlerësimit do të miratojë edhe normën e interesit për çdo transh që disbursohet.
Nëse këtyre kredive i shtojmë edhe grantin prej 60.5 milionë euro, atëherë mund të themi se norma efektive e interesit do të jetë negative rreth -3.4%.
Kjo do të thotë se vetë granti mbulon plotësisht kostot e interesit të kredive dhe i tejkalon ato.
Ndaj, për të gjitha sa rendita më sipër, ju ftojmë t’i miratojmë këto projekligje, si një hap i domosdoshëm për përmbushjen e interesave publike, në dobi të proceseve integruese europiane.
Parku fotovoltaik solar i KESH-it në Belsh, marrëveshja e garancisë kalon në Kuvend
Ministri I Financave Petrit Malaj, u ka kërkuar deputetëve në Kuvend miratimin e marrëveshjes së garancisë me BERZH për ndërtimin e një parku fotovoltaik......
Ministri Salla takim me përfaqësues të Bankës Botërore për ecurinë e projektit CRAD
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me z. Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajonal i Praktikës për Planetin në......
Adoleshentët, përballë teknologjisë - A është zgjidhje bllokimi i rrjeteve sociale?
Përdorimi I rrjeteve sociale nga adoleshëntët është kthyer në një problem global. Shumë vende po tentojnë t’i ndalojnë për të miturit, duke vendosur limit......
Cilat janë katër prioritetet e tregtisë rajonale? - Shqipëria merr drejtimin e CEFTA-s në 2026
Shqipëria pritet të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-s në vitin 2026. Por cfarë është CEFTA? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Evropën Qendrore (CEFTA),......
A ja vlen t'i mbash paratë në banka digjitale? - Norma më të larta interesi për depozitat se ato fiziket. Mbeten lojtarë të vegjël në treg
Digjitalizimi po transformon ofrimin e shërbimeve bankare, duke sjellë shfaqjen e modeleve të reja të biznesit të bankave digjitale, të cilat bëjnë biznes......
Rreth 3.4 milionë shqiptarë të regjistruar në e-Albania/ U lëshuan rreth 856 mijë dokumente dhe 45.4 mln transaksione qeveritare
Platforma qeveritare e-Albania ka vijuar me ritme të larta përdorimi edhe gjatë muajit nëntor, duke regjistruar rreth 45.4 milionë transaksione qeveritare.......
Durrësi, drejt një destinacioni bashkëkohor turistik - FSHZH, investim mbi 540 mln lekë për transformimin e vijës bregdetare
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e fazës së tretë të garës për investime për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave multifunksionale, rrugë......
Inovacioni e digjitalizimi, rruga e bizneseve për BE - Ibrahimaj: Një program i dedikuar për sipërmarrjet që të transformohen
Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian. Me të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian tashmë të......





