Kredi me 0% interes për shtëpi/ Ibrahimaj: Hapet thirrja për 300 punonjës të administratës

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikim për 300 kredi me 0% interes, të destinuara për punonjësit e administratës publike që plotësojnë kriteret e përcaktuara për programin e strehimit social.
Aplikimet do të jenë të hapura nga 27 gusht deri më 25 shtator 2026, përmes platformës e-Albania.
Kreditë do të përdoren për blerjen e një banese, ndërsa financimi do të përcaktohet në bazë të çmimit të referencës dhe sipërfaqes së banesës, sipas përbërjes familjare dhe certifikatës familjare.
Kuotat janë ndarë në pesë struktura. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë nga 70 kuota secila, ndërsa Policia e Burgjeve/Ministria e Drejtësisë ka 20 kuota.
Për të përfituar nga programi, aplikantët duhet të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”.
Ndër kriteret kryesore është që aplikanti të mos ketë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të ketë një banesë që nuk plotëson normat e strehimit. Gjithashtu, nuk duhet të zotërojë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që synon të blejë dhe nuk duhet të jetë përfitues i një programi tjetër të strehimit social.
Ministria u bën thirrje punonjësve të administratës që plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar në e-Albania.

511 milionë euro më shumë në arkën e shtetit - 7-mujori/ Turizmi, ndikim kryesor. Investimet rriten me 45 milionë euro
Buxheti i shtetit ka mbledhur në rreth 484.6 miliardë lekë në 7 muajt e parë të vitit, me realizim 100% të planit të periudhës. Të ardhurat totale,......
Sektori i tregtisë “thith” më shumë kredi - BSH: Rritja e kreditimit u mbështet edhe nga bizneset në industri, ndërtim dhe shërbime
Tregtia mbetet sektori që ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e kredisë për bizneset gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Ajo ka kontribuar me 6.1......
75% e kredisë hipotekore e përqendruar në Tiranë - BSH: Rritet financimi për individët. Huaja në lekë u zgjerua me 20.2%
Kredia për individët po vijon të rritet me ritme të shpejta, ndërsa bankat po ofrojnë kushte më të favorshme financimi. Por rritja e kredisë nuk është e......
Berati, drejt transportit publik elektrik - Hapet tenderi 276 mln lekë, autobusë elektrikë dhe stacione inteligjente
Mbi 276 mln lekë do të investohen për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik dhe inteligjent në qytetin e Beratit. Tenderi është......
Turizmi ndryshon gjeografi/ Fqinjët “braktisin” Shqipërinë në sezon. Malajzia dhe India me rritje të fortë
Sezoni veror i këtij viti ka sjellë një panoramë interesante sa i perket hyrjeve nga shtetasit e huaj në Shqipëri. Scan Intel ka marrë në analizë hyrjet për......
Sa të huaj vizituan Shqipërinë në Korrik? 7.1% më shumë, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Muaji korrik mbetet një nga periudhat më dinamike për lëvizjen e shtetasve, pasi përkon me kulmin e sezonit turistik veror. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......
SHBA përfshihet në ringjalljen e gazsjellësit IAP - Projekti lidh Kroacinë me Shqipërinë, mundësi edhe për LNG amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në ringjalljen e gazsjellësit Adriatiko-Jonian, një projekt energjetik që nis në Fier dhe, përmes Malit të Zi,......
Filtër i ri për monumentet - Ngrihet Komisioni Shtetëror i Artit në Hapësirat Publike
Monumente, buste, memoriale, skulptura, apo vepra të tjera arti nuk do të mund të vendosen në hapësirat publike vetëm me miratimet vendore. Çdo projekt i......

