Korçë, vijojnë punimet në kantierin e “Polit të Festivaleve dhe Industrisë Kreative” me 18 ha sipërfaqe

Në qytetin e Korçës po merr formë “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative”, një projekt i ri me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të rajonit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në kantier për të parë ecurinë e punimeve. I ndërtuar në një sipërfaqe prej 18 hektarësh, kompleksi synon të shndërrohet në një qendër moderne multifunksionale për organizimin e festivaleve, koncerteve dhe aktiviteteve artistike gjatë gjithë vitit.
Projekti parashikon ndërtimin e hapësirave të dedikuara për evente të përmasave të mëdha, me skena të hapura dhe të mbyllura, kapacitete për mijëra pjesëmarrës, zona shërbimi, parkim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për turizmin dhe industrinë kreative.
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, u shpreh se, “këtu ku jemi, praktikisht që është zona qendrore është zona e festivaleve, jemi duke bërë një skenë dhe një hapësirë të mbyllur e cila do ketë një kapacitet prej 1.500 deri në 2.000 personash të ulur brenda. Ndërkohë që skena është me funksion dyfish. Për pjesën e brendshme kur është e mbyllur dhe e mbrojtur nga agjentët atmosferikë, por ndërkohë është dhe për pjesën e jashtme kjo fusha këtu, do sistemohet të gjithë do jetë fushë e bardhë për festivale të hapura që mban deri në 20.000 persona, pra për të organizuar gjërat e përmasave rajonale dhe ndërkombëtare”.
Kompleksi do të përfshijë gjithashtu zona për kampera, ambiente të dedikuara për jetën e natës, skena verore dhe hapësira rekreative, duke krijuar një destinacion të ri për turizmin kulturor dhe argëtimin.
Ndërkohë, infrastruktura kryesore e projektit është drejt përfundimit, përfshirë rrjetin rrugor të brendshëm, sistemet e kanalizimeve, ndriçimin dhe furnizimin me energji elektrike. Projekti do të shërbejë edhe si një hapësirë praktike për të rinjtë dhe studentët e industrive kreative, në funksion të lidhjes së arsimit me praktikën profesionale.
Edhe pse ende në fazë zhvillimi, hapësira ka nisur të tërheqë evente kulturore të rëndësishme, mes tyre “MIK Festival” dhe aktivitete artistike të Operës, duke e pozicionuar Korçën si një qendër të re të kulturës dhe festivaleve në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama vizitë tek ferma e dijes në Korçë, prezanton mundësi të reja për prodhuesit
Prodhimi i mollëve duke përdorur teknologji inteligjente dhe duke krijuar pavarësi nga kushtet klimatike”. Në Qatrom të Korçës po ngrihet “ferma e dijes dhe......
Matura Shtetërore, nxënësit përgatiten në kurse private/ Nikolla: Maturantët kanë mangësi të theksuara
Teksa na ndajnë vetëm disa ditë nga nisja e provimeve të maturës shtetërore, nxënësit I fillojnë përgatitjet shumë më herët. Një nga praktikat më të......
Ministri Ervin Demo prezanton “Rilindja 2.0”/ “Ky program ndërton një model të ri zhvillimi për bashkitë shqiptare”
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, prezantoi programin e ri kombëtar “Rilindja 2.0”, një program......
Shqipëria, ndër rritjet më të forta të startup-eve në Europë/ StartupBlink e rendit vendin të 75-in në botë, me zgjerim vjetor prej 71.1%
StartupBlink ka publikuar indeksin global mbi inovacionin për startup-et, ku Shqipëria ka shënuar një nga përmirësimet më të forta në Europë. Sipas Raportit......
Negociatat, synohet mbyllja e 10 kapitujve brenda vitit/ Koçiu: Miratuam udhërrëfyesin kombëtar dhe partneritete me agjencitë e OKB
Pas mbledhjes së Këshillitt ë Ministrave, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, deklaroi se janë miratuar dy vendime në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin......
Ndërmarrjet dyfishojnë “borxhet” për blerje pajisjesh/ Kredia e re në Prill zhvendoset drejt investimeve dhe zgjerimit të aktivitetit
Kredia e re për biznesin ka shënuar rritje të fortë në muajin prill, e mbështetur kryesisht nga financimi për pajisje, kapital qarkullues dhe pasuri të......
Kursimet “rikthehen” në banka në prill/ BSH: Depozitat u rritën lehtë në 1.5 trilionë lekë pas luhatjeve të muajve të parë të vitit
Prilli solli një rritje të lehtë të kursimeve në banka, pas luhatjeve të muajve të parë të vitit. Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë shtuar sërish......
Bordi i Transparencës përditëson çmimet e karburanteve/ Sa do të paguhet për naftën dhe benzinën?
Bordi i Transparencës në datë 28 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë......



