Kongresi Botëror i Ligjit, Shqipëria, kontribuese aktive në dialogun global për sundimin e ligjit

“Sundimi i ligjit nuk jepet, ai ndërtohet.” – është ky një nga mesazhet që do të vijë si një zë i përbashkët ndërkombëtar, për drejtësinë, nga Tirana, e cila përgjatë dy ditëve do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për një nga temat më thelbësore për të ardhmen e shoqërive demokratike, përmes Sesionit Hapës të Kongresit Botëror të ligjit, që do të mbahet në kryeqytet.
I organizuar nga Shoqata Botërore e Juristëve në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, gjyqtarëve ndërkombëtarë, ekspertëve dhe akademikëve të së drejtës nga e gjithë bota, -ky event shënon një moment krenarie për Shqipërinë, si një zë më i fortë në arenën ndërkombëtare me angazhim të qartë për drejtësi, integritet dhe të ardhme evropiane.
Shqipëria përfaqësohet tashmë me një rol të ri në skenën ndërkombëtare, nga një vend që dikur kërkonte drejtësi me standarde europiane, sot kontribuese aktive në dialogun global për sundimin e ligjit, dëshmi kjo e progresit dhe transformimit të sistemit të drejtësisë.
Aktivitetet do të nisin më 6 maj me ceremoninë e dhënies së titujve Doctor Honoris Causa për personalitete të shquara të fushës së ligjit, që do të mbahet në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa më 7 maj do të zhvillohet ceremonia zyrtare e Sesionit Hapës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Në mesin e të ftuarve të nivelit të lartë do të jenë Presidenti i SHBJ-së, Javier Cremades; ish-Komisionerja Evropiane për Drejtësinë, të Drejtat Themelore dhe Shtetësinë, Viviane Reding; Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya; si dhe figura të tjera të rëndësishme të jurisprudencës ndërkombëtare. Gjithashtu, përmes një mesazhi video do të përshëndesë edhe Presidenti i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Mattias Guyomar.
Në Sesionin Hapës do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Ky event shënon një moment të rëndësishëm në rrugën drejt Kongresit Botëror të Ligjit 2027, duke riafirmuar angazhimin e bashkësisë ligjore ndërkombëtare për një rend botëror të qeverisur nga ligji.
Bizneset “heqin dorë” nga overdraft-et, rrisin investimet/ Kredia e re për korporata jofinanciare private rritet me 7.2% në tre muajt e parë
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga zgjerimi i financimit në disa prej segmenteve kryesore të......
Trashëgimia kulturore, në fokus - Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe AADF
Trashëgimia kulturore jomateriale po kthehet në një prioritet strategjik për Shqipërinë. Ndërsa është nënshkruar memorandumi mes Ministrisë së Kulturës dhe......
Lidhja midis universiteteve dhe tregut të punës - Hasalla: Praktikat dhe zyrat e karrierës, ura mes studentëve dhe bizneseve
Lidhja e universiteteve me tregun e punës është pjesë e planit të masave për arsimin e lartë 2030. Ekspertët e shohin këtë nismë si një hap para dhe që do ti......
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare - Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Në tregun e brendshëm financiar, qeveria shqiptare ka zhvilluar më 4 maj ankandin për obligacionet 20-vjeçare, një instrument afatgjatë që synon të tërheqë......
Kooperativat e energjisë drejt ngritjes - Ligji i ri i hap rrugë krijimit të komuniteteve energjetike të qytetarëve
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, i nxjerrë për konsultim publik, synon të krijojë bazën ligjore për ngritjen e komuniteteve energjetike të......
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin për Shqipërinë
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, miratoi me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, hartuar nga......
Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë 3-mujori - 2026/ Shtohen edhe eksportet, të favorizuara nga kostot e karbonit
Prodhimi i energjisë elektrike pësoi rritje të ndjeshme në 3 muajt e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga kushtet e favorshme hidrike. Sipas një raporti......
Kancelari Merz, një vit në detyrë - Përballë krizës së thellë transatlantike dhe pakënaqësisë së shtuar të gjermanëve
Kancelari Friedrich Merz shënon një vit në detyrë këtë javë, duke u përballur me krizën më të madhe me Uashingtonin në dekada, pasi Presidenti Donald Trump......


