Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin për Shqipërinë

Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, miratoi me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, hartuar nga Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Në raport vlerësohet progresi i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksohet rëndësia e reformave të mëtejshme për të garantuar një anëtarësim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Raporti thekson se duhen reforma edhe më të thella dhe më të qëndrueshme, të cilat janë thelbësore për forcimin e institucioneve demokratike dhe për përmbushjen e kërkesave të BE-së.
Po ashtu, raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE, duke theksuar konsensusin e gjerë ndërmjet partive politike dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët për këtë proces. Në raport, theksohet se objektivi që vendi të jetë gati për anëtarësim në 2027-t është i mundur. Megjithatë, nënvizohet se Shqipëria duhet të kapërcejë polarizimin e brendshëm politik dhe të përmirësojë kulturën politike.
Në të evidentohet se nuk janë trajtuar rekomandimet e OSBE për Reformën Zgjedhore, ndërsa përmenden shqetësime për mungesën e barazisë së kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, pretendimet për blerje votash dhe presionin ndaj votuesve.
Reforma në drejtësi është gjithashtu një nga aspektet e vlerësuara, si edhe procesi i vettingut, por thuhet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe rekomandohet që Shqipëria të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta.
Lufta kundër korrupsionit, thotë raporti është thelbësore dhe duhet rezultat për hetimin dhe dënimin e rasteve të korrupsionit të niveleve të larta.
Shqipëria ka hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave për anëtarësimin brenda 13 muajsh dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi me vlerësim të veçantë punën e SPAK-ut.
Tashmë pritet që raporti të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Europian.
Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë 3-mujori - 2026/ Shtohen edhe eksportet, të favorizuara nga kostot e karbonit
Prodhimi i energjisë elektrike pësoi rritje të ndjeshme në 3 muajt e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga kushtet e favorshme hidrike. Sipas një raporti......
Kancelari Merz, një vit në detyrë - Përballë krizës së thellë transatlantike dhe pakënaqësisë së shtuar të gjermanëve
Kancelari Friedrich Merz shënon një vit në detyrë këtë javë, duke u përballur me krizën më të madhe me Uashingtonin në dekada, pasi Presidenti Donald Trump......
Sa tatim mbi qiratë paguan shqiptarët? - Në 2025-ën, 5 mln euro më shumë se viti 2024. Ndikim, AirBNB dhe Booking
Shqiptarët kanë paguar më shumë tatim mbi qiratë gjatë vitit 2025, duke përfshirë qiratë afatgjatë dhe ato ditore për apartamente që punohen përmes ......
Tirana, më e sigurt se Londra dhe Parisi/ Indeksi i Sigurisë e rendit Shqipërinë në nivel të mirë në Ballkan dhe kontinent
Indeksi i sigurisë për vitin 2026 i publikuar nga Numbeo vendos Tiranën në vendin e 74-ët në Europë me 59.9 pikë, duke e klasifikuar kryeqytetin shqiptar në......
Riformatohet tregu i pagesave në Shqipëri - Me hyrjen në BE, rregulla të reja për licencimin e institucioneve të pagesave
Me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pritet të ndryshojnë edhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet për t’u licencuar si institucion......
Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i turizmit 2026. Verifikim për punonjësit, pagat dhe xhiron
Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit do të jenë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme......
Peshkun e shesim shtrenjtë, por e konsumojmë të lirë/ Bilanci tregtar, negativ. Ndërsa konsumi rreth 8-9 kg për person në vit
Shqipëria po eksporton gjithnjë e më shumë produkte peshku, por njëkohësisht mbetet e varur nga importet për të furnizuar tregun vendas. Të dhënat më të......
Mbi 1 miliard lekë për arsimin e lartë - Investime për kërkimin, digjitalizimin dhe lidhjen me tregun e punës
Arsimi I lartë në vend pritet të hyjë në një fazë reformimi, ku masat shoqërohen me një plan të detajuar financiar. Sipas planit të veprimit për politikat e......


