Bizneset “heqin dorë” nga overdraft-et, rrisin investimet/ Kredia e re për korporata jofinanciare private rritet me 7.2% në tre muajt e parë

Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga zgjerimi i financimit në disa prej segmenteve kryesore të ekonomisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, korporatat jofinanciare private përfituan 67.3 miliardë lekë kredi të re në periudhën Janar-Mars, nga 62.8 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 7.2%.
Rritja është mbështetur kryesisht nga financimi për investime dhe pasuri të paluajtshme. Kreditë për këtë kategori arritën në 17.7 miliardë lekë në tremujor, nga 13.1 miliardë lekë një vit më parë, duke u rritur me 35%. Zgjerimi i këtij segmenti tregon një orientim më të fortë të bizneseve drejt investimeve afatgjata.
Rritje e ndjeshme është regjistruar edhe në financimin për kapital qarkullues, i cili arriti në 13.9 miliardë lekë, nga 11.3 miliardë lekë një vit më parë, ose rreth 23% më shumë. Ky zhvillim tregon një rritje të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe mbështetje të aktivitetit të përditshëm.
Po ashtu, kreditë për blerje pajisjesh janë zgjeruar me 24.8%, duke arritur në 6.1 miliardë lekë, ndërsa ky segment lidhet drejtpërdrejt me investimet në teknologji dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
Në kahun tjetër, një nga segmentet kryesore të financimit ka shfaqur tkurrje. Overdraft-et, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të financimit afatshkurtër për bizneset, ranë në 29.5 miliardë lekë në tremujor, nga 33.3 miliardë lekë një vit më parë, ose rreth 11.5% më pak. Kjo tregon një ulje të varësisë nga financimi afatshkurtër në favor të formave më të qëndrueshme të huamarrjes.
Në tërësi, të dhënat tregojnë një zhvendosje të strukturës së kreditimit të biznesit drejt financimit për investime dhe zhvillim, ndërsa përdorimi i instrumenteve afatshkurtra si overdraft-et ka ardhur në rënie krahasuar me një vit më parë.
Trashëgimia kulturore, në fokus - Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe AADF
Trashëgimia kulturore jomateriale po kthehet në një prioritet strategjik për Shqipërinë. Ndërsa është nënshkruar memorandumi mes Ministrisë së Kulturës dhe......
Lidhja midis universiteteve dhe tregut të punës - Hasalla: Praktikat dhe zyrat e karrierës, ura mes studentëve dhe bizneseve
Lidhja e universiteteve me tregun e punës është pjesë e planit të masave për arsimin e lartë 2030. Ekspertët e shohin këtë nismë si një hap para dhe që do ti......
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare - Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Në tregun e brendshëm financiar, qeveria shqiptare ka zhvilluar më 4 maj ankandin për obligacionet 20-vjeçare, një instrument afatgjatë që synon të tërheqë......
Kooperativat e energjisë drejt ngritjes - Ligji i ri i hap rrugë krijimit të komuniteteve energjetike të qytetarëve
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, i nxjerrë për konsultim publik, synon të krijojë bazën ligjore për ngritjen e komuniteteve energjetike të......
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton raportin për Shqipërinë
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, miratoi me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, hartuar nga......
Rritet ndjeshëm prodhimi i energjisë 3-mujori - 2026/ Shtohen edhe eksportet, të favorizuara nga kostot e karbonit
Prodhimi i energjisë elektrike pësoi rritje të ndjeshme në 3 muajt e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga kushtet e favorshme hidrike. Sipas një raporti......
Kancelari Merz, një vit në detyrë - Përballë krizës së thellë transatlantike dhe pakënaqësisë së shtuar të gjermanëve
Kancelari Friedrich Merz shënon një vit në detyrë këtë javë, duke u përballur me krizën më të madhe me Uashingtonin në dekada, pasi Presidenti Donald Trump......
Sa tatim mbi qiratë paguan shqiptarët? - Në 2025-ën, 5 mln euro më shumë se viti 2024. Ndikim, AirBNB dhe Booking
Shqiptarët kanë paguar më shumë tatim mbi qiratë gjatë vitit 2025, duke përfshirë qiratë afatgjatë dhe ato ditore për apartamente që punohen përmes ......


