Kompanitë detare do raportojnë për gazet serrë - Rregulla të reja për anijet, do monitorohen shkarkimet e CO₂, metani dhe N₂O

Kompanitë e transportit detar do të duhet të monitorojnë dhe raportojnë shkarkimet e gazeve serrë të anijeve që operojnë përmes porteve shqiptare. Detyrimet parashikohen në një projektvendim të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që synon ngritjen e një sistemi të standardizuar për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve nga transporti detar.
Rregullorja përfshin anijet tregtare për transportin e mallrave dhe pasagjerëve, me tonazh bruto nga 400 GT e lart, si dhe anijet offshore. Gazet që do të monitorohen janë dioksidi i karbonit, metani dhe dioksidi i azotit.
Sipas projektaktit, kompanitë duhet të hartojnë për çdo anije një plan monitorimi, ku përcaktohet mënyra se si do të maten dhe raportohen shkarkimet. Planet do të kontrollohen nga verifikues të akredituar dhe më pas do të miratohen nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Monitorimi do të përfshijë emetimet nga djegia e karburanteve si gjatë lundrimit, ashtu edhe gjatë qëndrimit të anijeve në porte.
Për çdo udhëtim do të regjistrohen ndër të tjera sasia dhe lloji i karburantit të konsumuar, gazet serrë të shkarkuara, distanca e përshkuar, koha e kaluar në det, ngarkesa dhe aktiviteti i transportit. Ndërkohë, të dhënat do të përmblidhen edhe në baza vjetore.
Zbatimi i sistemit të ri do të ketë edhe kosto për kompanitë. Relacioni që shoqëron projektvendimin vlerëson se, kur nevojitet punësimi i një punonjësi teknik për monitorimin dhe raportimin, kostoja mund të arrijë në rreth 1.3–1.5 mln lekë në vit. Për buxhetin e shtetit ndërkohë nuk parashikohen kosto financiare shtesë, pasi sipas relacionit Drejtoria e Përgjithshme Detare disponon kapacitetet dhe burimet njerëzore të nevojshme për zbatimin e sistemit.
500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi - Ndërhyrje në 160 objekte. Synohet rikthimi i identitetit tradicional
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të fasadave dhe territorit në fshatin Dhërmi, në zonën e mbrojtur......
“Made in Albania” fitojnë terren në rajon/ Më shumë shitje, më pak blerje. Shqipëria forcon pozitat me fqinjët
Tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit po anon gjithnjë e më shumë nga eksportet. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, shitjet shqiptare drejt......
Kredi me 0% interes për shtëpi/ Ibrahimaj: Hapet thirrja për 300 punonjës të administratës
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikim për 300 kredi me 0% interes, të destinuara për punonjësit e administratës publike që......
511 milionë euro më shumë në arkën e shtetit - 7-mujori/ Turizmi, ndikim kryesor. Investimet rriten me 45 milionë euro
Buxheti i shtetit ka mbledhur në rreth 484.6 miliardë lekë në 7 muajt e parë të vitit, me realizim 100% të planit të periudhës. Të ardhurat totale,......
Sektori i tregtisë “thith” më shumë kredi - BSH: Rritja e kreditimit u mbështet edhe nga bizneset në industri, ndërtim dhe shërbime
Tregtia mbetet sektori që ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e kredisë për bizneset gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Ajo ka kontribuar me 6.1......
75% e kredisë hipotekore e përqendruar në Tiranë - BSH: Rritet financimi për individët. Huaja në lekë u zgjerua me 20.2%
Kredia për individët po vijon të rritet me ritme të shpejta, ndërsa bankat po ofrojnë kushte më të favorshme financimi. Por rritja e kredisë nuk është e......
Berati, drejt transportit publik elektrik - Hapet tenderi 276 mln lekë, autobusë elektrikë dhe stacione inteligjente
Mbi 276 mln lekë do të investohen për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik dhe inteligjent në qytetin e Beratit. Tenderi është......
Turizmi ndryshon gjeografi/ Fqinjët “braktisin” Shqipërinë në sezon. Malajzia dhe India me rritje të fortë
Sezoni veror i këtij viti ka sjellë një panoramë interesante sa i perket hyrjeve nga shtetasit e huaj në Shqipëri. Scan Intel ka marrë në analizë hyrjet për......

