Shqipëria Postuar më 30 Korrik 2026, 11:49

“Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza”/ Nufi: Këshilli i Ministrave miratoi shpërblim për zjarrfikësit

Nga Diamila Leka

“Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në

Në përfundim të Mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se shqipëria do të nisë 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza. Sipas ministrit Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza ndërsa deklaroi se do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision.

Akti për miratimin e misionit tonë në Gaza. Shqipëria do ketë përfaqësi në gaza. Do nisë me 3 oficerë shtabi, që ky do jetë angazhimi i Republikës së Shqipërisë. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet se kush do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në Gaza”-sqaroi Nufi.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblim shtesë për zjarrfikësit që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani.

Sot është miratuar vendimi për shpërblimet për zjarrfikësit që kanë marrë pjesë në zjarre. Situata sivjet është menaxhuar shumë mirë, kemi menaxhuar dhe shuar mbi 27 vatra zjarri. Mbi 1300 forca janë angazhuar në maksimum. 5 helikopterë kanë qenë aktivë, mbi 90 mjete në total. Kemi një situatë zjarri në Dajt, janë mbi 120 forca në terren, gjithashtu 2 helikopterë po punojnë nga ajri. Ky shpërblim është më se i merituar. Qeveria ia jep të gjithë atyre që përballen në vijën e parë të frontit me zjarret”- theksoi ministri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat