Shqipëria Postuar më 3 Dhjetor 2025, 17:19

JET Bank subjekti më i ri në tregun financiar, Banka e Shqipërisë jep miratimin

Nga SCAN TV

JET Bank subjekti më i ri në tregun financiar, Banka e

Tregut bankar shqiptar i shtohet një operator i ri plotësisht digjital. “Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi: Mbi dhënien e miratimit paraprak për licencimin e bankës “JET Bank”. Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës “JET Bank” (Faza I), për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë. JET Bank synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale, duke kombinuar një teknologji të avancuar me një model të thjeshtë, të sigurt dhe të përqendruar te klienti. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare”, thuhet në njoftimin e bërë nga Banka e Shqipërisë.

Sipas ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, licencimi i bankës dhe i degës së bankës së huaj kalon në dy faza: miratimi paraprak i licencës dhe dhënia e licencës.

Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

JET Bank është subjekti i dytë që merr miratimin paraprak nga Banka e Shqipërisë për të hyrë në tregun bankar, pas bankës turke Ziraat. Tashmë numri i operatorëve në tregun banker pritet të shkojë në 13.

Në link regjistrimi ne QKB

https://opencorporates.al/documents/dokumenta/1757493900ekstrakt_historik_2025-09-10T08-39-25-195Z.pdf

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat