Shqipëria Postuar më 3 Dhjetor 2025, 13:07

Propozime të reja për kompensimin e TVSH në bujqësi - Deputetët: Lë jashtë një kategori të gjerë fermerësh

Nga Elisabeta Dosku

Propozime të reja për kompensimin e TVSH në bujqësi -

Skema e propozuar nga qeveria për kompensimin e fermerëve me 10 % ka ngjallur diskutime në Komisionin e Ekonomisë, për shkak se konsiderohet e pa plotë dhe jo gjithëpërfshirëse, duke lënë jashtë ato fermerë që nuk e shesin prodhimin tek grumbulluesit por e tregojnë në forma të tjera. Për këtë arsye janë propozuar që në këtë skemë të përfshihet edhe kjo kategori.

Enno Bozdo, Deputet i PD

“Amendimet së pari kanë lidhje me futjen në këtë skemë të dy grupeve të rëndësishme që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit. Propozoj në nenin 1 pika 1 dhe 3, të riformulohen. Prodhuesit bujqësor që autofaturohen nga subjektet e TVSH; prodhuesit bujqësor që janë subjektet e TVSH dhe lëshojnë faturë shitje për produktet e shitura. Pjesë e rëndësishme e formalizuar e tregut dhe këta nuk përfitojnë sot. Prodhuesit bujqësor që autofaturohen nga biznesi  i vogël por s’janë subjekt i TVSH. Nuk i pashë baxhot dhe këta duhet të përfshihen."

Endrit Yzeiraj, Zv.Ministër i Financave

“Propozimi është serioz , profesional dhe i kemi diskutuar. Këtë diskutim e keni patur dhe me ministrin. Pozicioni ynë është që skema do qëndrojë kjo që është se ne jemi në proces përafrimi me direktivat e BE dhe kështu sic jemi i përafrohemi lehtësisht . Aktualisht përjashtimet nga skema apo grupimet janë të vetmet që ne synojmë të arrijmë me këtë lloj kompensimi. Dhe në një moment integrimi mund ta rishohim. Ne e kemi marrë në konsideratë seriozi propozimi por kemi ngelur në këtë vendim”.

Por për deputetin socialist kjo lloj skeme do të sjellë pasoja në xhepin e fermerëve ose në rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore.

Erion Braçe, Deputet i PS

“Veç gjërave që u propozuan. E dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore ku shesin bujq, jo grumbullues. Kush është qeveria, që ti që prodhon dhe del shet në tregun e  Lushnjës dhe nuk merr kompensim. Për çfarë arsye thoni që s’merret kompensim?  S’të jap kompensim thoni se nuk e keni çuar tek një grumbullues. Treg i ligjshëm në Lushnje, në Fier, Divjakë, Korçë etj.  Nëse unë importuesi, dal nga dogana në vlerë të njëjtë me bujkun në Shqipëri, cilido përpunues del me humbje dhe është i painteresuar për prodhim vendas dhe do shkoj tek importi.  Kjo skemë do rris presionin mbi grumbulluesin. Presioni i skemës së kompensimit i grumbulluesit do ta çojë tek importuesi. Ose do ulim çmimin tek bujku ose do rrisë çmimin në treg të brendshëm dhe tek përpunuesit. Nëse vini këtu dhe thoni do rrimë ke ligji që kemi sjellë dhe nuk reflektojmë është problem i madh”.

Skema e mëparshme e rimbursimit për fermerët ka sjellë problematika të shumta, çka bënë që qeveria ta ndryshonte atë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat