Shqipëria Postuar më 12 Shtator 2025, 13:08

Investime strategjike në energji, turizëm dhe industri - Miratohen me procedurë të veçantë dy projekte

Nga Fabjona Pasho

Investime strategjike në energji, turizëm dhe industri - Miratohen me

Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi katër statuse të reja për projekte që prekin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë turizmin, energjinë dhe industrinë. Këto projekte do të sjellin një investim total prej rreth 196 milionë euro dhe 205 milionë dollarë.

Një nga projektet e miratuara është ndërtimi i një hoteli në Ksamil nga "AICA Imobilare", i cili ka marrë statusin "Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar". Ky investim do të arrijë vlerën e 45 milionë eurove dhe do të krijojë 180 vende pune.

Një tjetër projekt që ka marrë statusin "Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë" është ndërtimi i një rafinerie për përpunimin e nikeli dhe fabrikë tullash në Përrenjas, nga "CVMR Albania". Ky projekt, me një vlerë investimi prej 205 milionë dollarë, parashikon prodhimin e 10,000 ton hekur-nikel në vit dhe një kapacitet prej 300 milionë tullash. Rafineria dhe fabrika do të përdorin mbetjet e përpunimit të nikelit si lëndë të parë. Projekti është planifikuar në dy faza: ndërtimi i infrastrukturës dhe implementimi i moduleve.

Një tjetër investim i miratuar është "Pashaliman Laguna Eko Resort", një kompleks turistik i cili do të realizohet nga "Meta Resorts Albania" me një investim prej 21 milionë eurosh. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 25 hektarësh në zonën e Pashalimanit dhe Orikum dhe do të krijojë 78 vende pune.  Ai parashikon restaurimin e objekteve historike dhe zhvillimin e strukturave lundruese, duke zhvilluar turizmin e qëndrueshëm në zonë.

Një tjetër projekt strategjik i rëndësishëm është "Parku i Integruar Eolik dhe Fotovoltaik Kiraҫ", i zhvilluar nga "Kirac Green Energy", pjesë e Kirac Group nga Turqia. Ky projekt, që ka marrë statusin "Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë", ka një vlerë investimi rreth 130 milionë euro. Ai parashikon ndërtimin e një parku energjetik hibrid, që do të kombinojë energjinë eolike dhe fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 125 MW. Projekti pritet të kontribuoni ndjeshëm në sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe do të shtrihet në bashkitë Lezhë dhe Vau i Dejës, duke punësuar 124 persona.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat