Parlament me 101 deputetë! Cili mund të jetë impakti? Analiza e ndikimit ekonomik dhe institucional të vendimit të njoftuar nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që janë aktualisht. Ideja është paraqitur si pjesë e një procesi të brendshëm për rishikimin e funksionimit të jetës parlamentare. Ndër të tjera në fjalën e tij ai u ndal edhe në reduktimin e kalimeve të deputetëve nga një komision në tjetrin për të ruajtur vijimësinë e punës.
Përpos efektit administrativ dhe politk, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar nisuar nga pagat e deputeteve dhe përfitimet e tjera për të kuptuar se sa ndryshim mund të ketë ky numër në aspektin ekonomik, pra buxhetor.
Sipas të dhënave të vitit 2024 shpenzimet mesatare mujore për përfitimet e deputetëve arrijnë në rreth 20 milionë lekë. Nga kjo shumë rreth 1.2 milionë lekë janë të destinuara për pjesëmarrjen në komisione. Ndërkohë, shpenzimet mesatare mujore totale për 140 deputetët në muaj arrin në rreth 30 milionë lekë. Këto janë bazat mbi të cilat mund të llogaritet kursimi i mundshëm në rast se numri i deputetëve ulet me 39.
Pra, nga mesatarisht 50 milionë lekë në muaj shpenzime për paga apo përfitime të tjera si telefoni, qiraja, komisionet apo dietat e udhëtimeve; me reduktimin e numrin mund të kursehen rreth 14 milionë lekë në muaj. E shprekur në euro kjo shifër vlerësohet në 144 mijë euro në muaj.
Shifrat tregojnë se kursimi është i dukshëm në nivelin e Kuvendit por nuk përbën një diferencë të madhe për buxhetin total të shtetit. Megjithatë vendimi për uljen e numrit të deputetëve nuk duhet parë vetëm si çështje ekonomike. Reduktimi i përfaqësuesve mund të sjellë pasoja për përfaqësimin rajonal dhe të partive të vogla ndërsa për çdo deputet mbetet një barrë më e madhe pune. Nga ana tjetër, nëse ndërmerret rregulli i ri për komisionet mund të forcojë vijimësinë e punës dhe ul po ashtu kostot.
Në përfundim ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 101 do t’i kursente shtetit shqiptar rreth 168 milion lekë në vit ose 1.7 milionë euro, pa përfshirë kostot e tjera si stafi apo infrastruktura. Për komisionet kursimi është më modest. Përtej shifrave kjo nismë mbetet më shumë një çështje e balancës midis efikasitetit administrativ, nevojës për përfaqësim demokratik dhe po ashtu me ndikim të fortë financiar.

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - BERZH hap tenderin me 2 faza, fton kompanitë të paraqesin ofertat teknike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin me 2 faza për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjes së re me......

Seanca e parë e legjislaturës XI të Kuvendit - Ngrihet komisioni i verifikimit të mandateve. Sërish tensione nga opozita
140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit i janë drejtuar këtë të premte Kuvendit,duke nisur kështu punimet për legjislaturën e XI. Në seancë morën......

Cilat janë vendimet e para të qeverisë “Rama 4”? - Nga mbrojtja e pronës, tek pensionet dhe bonusi i bebeve
Qeveria e re “Rama 4” pritet të çojë përpara reforma të rëndësishme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mirëqenien sociale. Por cilat janë vendimet......

Diella, ministrja e parë e krijuar nga IA - Si reagojnë mediat botërore ndaj zyrtares virtuale të Shqipërisë?
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi u bë vendi i parë në botë që prezanton një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo......

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve - Qiratë në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 15%
Në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, çmimet e qirave të apartamenteve po rriten dukshëm, veçanërisht në zonat qëndrore të këtyre qyteteve. Grupi i Agjencive......

Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024. Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të......

Meksika, tarifa 50% për produktet kineze - Masa do të ndikojë mbi 52 miliardë dollarë importe
Meksika njoftoi se do të rrisë tarifat për automjetet që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera aziatike në 50%. Ministria e Ekonomisë tha se ndryshimet, që do të......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan ka pasur një mbyllje jave negative duke regjistruar një zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë......