Cilat janë vendimet e para të qeverisë “Rama 4”? - Nga mbrojtja e pronës, tek pensionet dhe bonusi i bebeve
Qeveria e re “Rama 4” pritet të çojë përpara reforma të rëndësishme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mirëqenien sociale.
Por cilat janë vendimet e para që pritet të miratojë Këshilli i Ministrave?
Një paketë e re ndërhyrjesh ligjore për mbrojtjen e territorit do të jenë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para. Paketa përfshin një tërësi masash që krijojnë instrumente të reja për mbrojtjen e territorit duke filluar me ndalimin e çdo tentative për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike. Po ashtu parashikohen masa për objekte që shiten në gropë, duke u prezantuar qytetarëve një leje ndërtimi, ndërkohë që projekti përfundimtar është i deformuar.
Paketa e paqes për biznesin që synon ti japë frymëmarrje sipërmarrjeve debitorë, pritet të jetë një tjetër vendim. Paqja fiskale e prezantuar që përpara zgjedhjeve ka 3 komponentë. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin. Komponenti kryesor i kësaj pakete që konsiderohet si një paqeje të negociuar fiskale për një periudhë 3-vjeçare me biznesin, parashikon që 15 % e tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%. Rishikimi i pasqyrave financiare në 5 vitet e fundit dhe pagesën e një tatimi prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. Falja e të gjitha detyrimeve, interesave dhe kamat vonesat të biznesev, që janë më të vjetra se 10 vjet. Në total janë 1.6 miliardë euro detyrime të krijuara ndër vite nga bizneset.
Ndër vendimet e para të qeverisë së re është edhe rritja e pagës minimale në 500 euro e cila do të shtrijë efektet nga 1 janari 2026. Aktualisht paga minimale në Shqipëri është në nivelin 408 euro, më e ulëta në Europë dhe 34% më pak se mesatarja e rajonit.
Reforma e re e pensioneve po ashtu pritet të jetë ndër dokumentet e para të miratuara, duke i hapur rrugë rishkimit të saj dhe ofrimit të përfitimeve më të drejta për qytetarët. Ky dokument po përgatitet në bashkëpunim me Bankën Botërore. Synimi është që në fund të mandatit qeverisës pensioni mesatar në Shqipëri të jetë 400 euro dhe pensioni minimal 200 euro.
Tjetër vendim lidhet me nxitjen e lindshmërisë, 6 vite pas aplikimit të bonusit të bebes i cili aktualisht është në nivelin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë e në vijim.
Mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një pagesë, por kuotë mujore për fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim. Për fëmijën e parë pagesa parashikohet të të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit për 5 vitet e para të bebes.

Diella, ministrja e parë e krijuar nga IA - Si reagojnë mediat botërore ndaj zyrtares virtuale të Shqipërisë?
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi u bë vendi i parë në botë që prezanton një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo......

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve - Qiratë në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 15%
Në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, çmimet e qirave të apartamenteve po rriten dukshëm, veçanërisht në zonat qëndrore të këtyre qyteteve. Grupi i Agjencive......

Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024. Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të......

Meksika, tarifa 50% për produktet kineze - Masa do të ndikojë mbi 52 miliardë dollarë importe
Meksika njoftoi se do të rrisë tarifat për automjetet që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera aziatike në 50%. Ministria e Ekonomisë tha se ndryshimet, që do të......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore! – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan ka pasur një mbyllje jave negative duke regjistruar një zbritje të ndjeshme të kuotës nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82 lekë......

“Ringjallja” e energjisë bërthamore, në rrezik - Kërkesa e fortë mund të shkaktojë mungesë globale uraniumi
Rritja e ndjeshme e interesit për energjinë bërthamore mund të shkaktojë mungesë kritike të uraniumit, ndërsa kërkesa globale po rritet me shpejtësi dhe......

Rritet paga minimale në Serbi - Qeveria konfirmon zgjerimin me 10% nga janari 2026
Qeveria e Serbisë do të rrisë pagën minimale mujore neto me 10.1%, duke e çuar atë në 64,554 dinarë (apo rreth 551 euro) që nga 1 janari, njoftoi Ministria e......

Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike - Draftligji synon ndalimin e produkteve të nikotinës në plazhe, bare e ristorante
Qeveria e Spanjës ka miratuar një draftligj që kufizon duhanpirjen në vende publike dhe që mund të ketë ndikim të rëndësishëm tek turistët. Legjislacioni i......