Shqipëria Postuar më 19 Mars 2025, 14:51

Infrastruktura, turizëm elitar dhe zhvillim lokal - Farrici: Nxitje sipërmarrjeve! Mema: Rrugë të reja, impakt transportit

Nga Alida Lula

Infrastruktura, turizëm elitar dhe zhvillim lokal - Farrici: Nxitje

Investimet në infrastrukturë do të ndikojnë d.p.d në jetën e qytetarëve e turistëve, por nxitin edhe iniciativa sipërmarrëse duke rritur punësimin.

E ftuar në emisionin GDP në SCAN TV, Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare për Bashkitë, ka theksuar rëndësinë e investimeve për një turizm të qëndrueshëm dhe ndikimin në sektorë të tjerë.

“Investimet në infrastukturë sjellin më shumë lehtësi. E bëjnë një zonë që të ketë turizëm gjithëvjetor. Sigurisht, rëndësia është në impaktin e jetës së qytetarëve, pra jo vetëm infrastruktura lehtëson jetën e qytetarëve, por ndryshon dhe ekonominë familjare të qytetarëve të këtyre zonave. Gjithashtu, nxiten iniciativa sipërmarrëse duke sjellë punësim të qëndrueshëm” – ka thënë Farrici.

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë si destinacionin me rritjen më të lartë të numrit të turistëve, ndërsa pritshmëritë janë për më tepër turistë krahasimisht me 11.7 mln vizitorë të ardhur në 2024. Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj, ka thënë në emisionin GDP, se përmirësimi i infrastrukturës, shton përgjegjësinë për të përmirësuar flotën e mjeteve. Ndërkohë, sipas tij ndërtimi i terminalit për Veriun dhe Jugun do ta bëjë edhe më efikas ndërlidhjen me hekurudhën.

“Pjesa më e rëndësishme e një shteti të zhvilluar është infrastuktura. Kemi në proces shumë investime në segmente të rëndësishme siç është Korridori VIII etj, që do t’i japin frymë pozitive komunikimit të mjeteve dhe ndërlidhje me rajonin. Si qytetar dhe për çdo turist, krijohet lehtësi në qarkullim dhe me këtë rritje të numrit të turistëve, pikë kyçe është përmirësimi i transportit. Ne e kemi kërkuar vazhdimisht si Shoqatë e Transportit Publik, që të kemi përmirësim të rrugëve krahas kërkesave ekonomike. Çdo ndërtim rruge, është më pak kosto, shkurtohet distanca etj dhe na vendos përpara përgjegjësisë për të përmirësuar flotën e mjeteve publike. Ndërkohë, terminali i ri që po ndërtohet do të jetë në parametra bashkëkohorë dhe do të ketë lidhje me stacionin e trenit që do t’a shpërndajë fluksin e lëvizjes së qytetarëve” – ka thënë Memaj.

Ajo që është evidentuar si problematikë nga Memaj dhe Farrici, është mungesa e burimeve njerëzore. Afrimi i sezonit të ri turistik, kërkon më shumë staf për këtë sektor dhe shërbimin e transportit publik, ku ky i fundit ka rritur pagat në 1000 eurove për drejtues autobusësh.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat