Mikrokoduesit e vegjël ndërtojnë projekte të mëdha - Nxënësit e shkollave në veri: Po programojmë ndryshimin për vendin
Projekte për sigurinë, prodhimin e energjisë së pastër për ambientet shkollore dhe zhvillimin e agroturizmit në zonat malore të vendit.
Këto janë disa nga idetë inovative të krijuara nga nxënësit e shkollave të mesme në veri të Shqipërisë. Të rinjtë i prezantuan punimet e tyre në një aktivitet të organizuar në Tiranë, duke dëshmuar talentin dhe kreativitetin e tyre në fushën e teknologjisë.
Realizimi i këtyre projekteve u bë i mundur falë përdorimit të pajisjeve Micro:bit – një mikrokontrollues edukativ, i krijuar për t’u ndihmuar fëmijëve dhe fillestarëve të mësojnë programimin dhe elektronikën në mënyrë argëtuese e interaktive.
Përmes këtyre teknologjive, nxënësit jo vetëm që zhvillojnë aftësitë e tyre në kodim, por edhe ndërtojnë një bazë të fortë për karrierën e tyre në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë 16 shkolla të mesme nga Kukësi, Mati, Bulqiza, Dibra dhe Tropoja, të cilat janë ngritur me mbështetjen financiare të qeverisë britanike.
Ky program synon të fuqizojë të rinjtë, duke i pajisur me aftësi të reja që mund t'i ndihmojnë për një të ardhme më të sigurt dhe më të suksesshme.
Sondazh

“Do u kthejmë paratë shqiptarëve” - Berisha: Motoja jonë po “ngjit” gjithnjë e më shumë
Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur sërish në programin ekonomik të kësaj force politike. Sipas tij,......

Studiuesit paralajmërojnë: 1 në 3 njerëz në mbarë botën po thithin ndotjen e ajrit në shtëpi!
Ndotja e ajrit në familje ende vret miliona njerëz çdo vit, edhe pse nivelet e ekspozimit bien në mbarë botën, ka zbuluar një studim i ri. Në vitin 2021,......

Sa biznese i kanë në “dorë” plazhet e Shqipërisë? - 699 mijë çadra në shërbim të pushuesve, 17 milionë euro xhiro në 2024
Numri i subjekteve turistike që paguajnë tarifën e zënies së plazheve publike është rritur përgjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave nga Agjencia......

100 mld lekë borxh të brendshëm në prill-qershor - Emetohen sërish obligacionet 20-vjeçare. Bonot 12-mujore, më të shpeshtat
Në tremujorin e dytë, qeveria shqiptare planifikon të marrë 100 miliardë lekë borxh të brendshëm. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e emetimeve,......

Kanadaja do të rrisë prezencën ushtarake në Arktik - Carney njoftoi 420 milionë dollarë investim për të forcuar sigurinë
Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja do të rrisë praninë ushtarake dhe të sigurisë në Arktik, një hapësirë e ngrirë dhe e pasur me minerale që ka......

Tunelet në Elbasan-Librazhd, gati për 1 vit - Rama dhe Balluku inspektojnë punimet për ndërtimin e Korridorit VIII
Gërimimi i dy tuneleve me gjatësi 1.1 km, që lidhin Elbasanin me Librazhdin si pjesë e Korridorit VIII do të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa......

Franca, 1.5 miliardë euro për avionë luftarakë - Macron synon të rrisë autonominë mbrojtëse dhe forcën bërthamore
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të porosisë avionë të tjerë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme dhe do të investojë gati 1.5 miliardë euro në......

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj “Big Tech” mund të rrisin tensionet me SHBA-në
Komisioni Evropian do të marrë vendimet për të caktuar nëse Apple, Meta dhe Google shkelin ligjet e BE-së për konkurrencën digjitale. Këto vendime mund t'i......