Shqipëria Postuar më 14 Maj 2025, 10:35

IdentiTek njofton: Zyrat në Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15-16 Maj!

Nga Edel Strazimiri

IdentiTek njofton: Zyrat në Tiranë, Vorë, Kamëz dhe

IdentiTek SHA njofton se për shkak të masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, lidhur me organizimin e samitit “European Political Community” dhe bllokimin e disa akseve rrugore, IdentiTek njofton si më poshtë:

Sipas njoftimit zyrat e aplikimit të IdentiTek në Bashkitë Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15-16 Maj 2025.

Për këtë arsye, aplikimet për dokumente biometrike në këto bashki nuk do të jenë të mundura gjatë kësaj periudhe.

Qytetarët që kanë nevojë urgjente për aplikim, mund të shfrytëzojnë datën 14 Maj 2025.

Zyra e shpërndarjes së pasaportave pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë do të jetë e hapur për tërheqjen e dokumenteve për qytetarët që kanë aplikuar deri më datë 05 Maj 2025.

Në të gjitha bashkitë e tjera, aktiviteti i aplikimeve dhe tërheqjes së dokumenteve biometrike do të vijojë normalisht.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat