Shqipëria Postuar më 14 Maj 2025, 10:12

Mbi 248 mijë biznese aktive në Shqipëri - Peshën më të madhe e zënë “personat fizikë”, 13 mijë subjekte janë të huaja

Nga Elisabeta Dosku

Mbi 248 mijë biznese aktive në Shqipëri - Peshën më

Numri i bizneseve aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024 rezulton në 248.737, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin.

Sa i takojnë formës së tyre ligjore, peshën më të madhe e zënë subjektet e regjistruara si “person fizik” apo i vetëpunësuar, me 193.466  prej tyre.

Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është  i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Shifra tregon tendencën e qytetarëve për të punuar për veten e tyre, duke qenë se kjo kategori ka dhe një përjashtim nga taksat siç është tatim fitimi deri në pragun 14 milionë lekë si dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar deri në xhiron 10 milionë lekë.

Duket se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar, i cili rrëzoi tatimin e vendosur nga qeveria për këtë kategori, ka bërë që numri i këtyre subjekteve të vijojë të jetë i lartë..

Në vendin e dytë për nga pesha që zënë në numrin total të bizneseve që operojnë në Shqipëri, janë shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, ku regjistrohen në 52. 881 të tilla. 

Numërohen gjithashtu 443 shoqëri anonime, 365 shoqëri kolektive, 129 janë degë e një shoqërie të huaj, 98 shoqëri komandite, 58 janë të formës shoqëri e thjeshtë, 33 janë zyrë përfaqësimi, 6 shoqëri kursim krediti, 4 shoqëri me bashkëveprim, dhe 1 SHA me ofertë publike.

Sa i takon regjistrimit sipas kombësisë, rezulton se 230.730 biznese janë me pronësi 100% shqiptare, 13.580 prej tyre janë 100% të huaja, 159 subjekte kanë pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj dhe 5 janë me kombësi shqiptare por shtetërore.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat