PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 98% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 7 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në orën 18:00 të së martës, ndërsa PD-ASHM renditet forcë e dytë me 34% të votave që i japin kësaj partie 52 mandate. Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda vendit, votat e grumbulluara i sigurojnë 3 mandate Partisë Socialdemokrate dhe nga 1 mandat koalicionit Nisma - Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Mundësia.
Deri në orën 18:00 përfundoi plotësisht numërini i votave brenda vendit në 7 qarqe e më konkretisht në Berat, Dibër, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër
Në Qarkun e Beratit, PS ka marrë 57.64% të votave, duke siguruar 5 mandate, ndërsa PD-ASHM 2 mandate me 30.47% të votave. Në raport me zgjedhjet e vitit 2021 ky qark ka ruajtur një ndarje të njëjtë mandatesh mes këtyre 2 forcave politike.
Edhe në Qarkun Dibër forcë e parë është renditur PS, me 56.19% të votave, duke siguruar 3 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 2 mandate me 38.09% të votave. Rezultatet tregojnë një përmbysje të raportit të mandateve mes 2 forcave politike, pasi në këtë qark PD-ASHM mbante 3 mandate dhe PS 2.
Një qarkun e Korçës, ku PS ka siguruar 6 mandate me 54.33% të votave, ndërsa PD-ASHM 4 mandate me 34.57% të votave. Kjo tregon se PS ka ruajtur numrin e mandateve të deritanishme, ndërkohë që 1 mandat që iu hoq këtij qarku për shkak të uljes së numrit të popullsisë, është “marrë” nga PD-ASHM.
Në Qarkun Kukës PD-ASHM ka marrë 2 mandate me 52.95% të votave dhe PS 1 mandat me 30.68% të votave, njëjtë si zgjedhjet e mëparshme.
Edhe në Lezhë kryeson PD-ASHM me 45.13% dhe 4 mandate, ndërsa PS ka 3 mandate me 42.23 % të votave të numëruara, duke ruajtur të njëjtin raport me zgjedhjet e vitit 2021.
Fitore e PS është regjistruar edhe në Qarkun e Vlorës, me 58.72% të votave dhe 8 mandate, ndërsa PD-ASHM ka marrë 26.62% të votave, që përkthehen në 4 mandate, një ndarje e njëtjë me zgjedhjet e mëparshme.
Ndërkohë në Gjirokastër, ku ka përfunduar procesi i numërimit, PS ka 3 mandate dhe PD-ASHM, 1 mandat.
Ndërkohë, në qarqet Tiranë, Fier, Elbasan, Shkodër dhe Durrës mbeten dhe pak kuti për të finalizuar leximin e votave brenda vendit.
Deri në përditësimin e orës 18:00, leximi i votës në Tiranë flet për 19 mandate për PS dhe 14 mandate për PD-ASHM, ndërsa nga 1 mandat kanë fituar PSD, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Mundësia.
Në Fier, nga vota e numëruar PS ka 12 mandate, ndërsa PD 4 mandate, çka tregon një rritje me 3 mandate për PS në krahasim me zgjedhjet e 2021.
Në Shkodër kryeson PD me 5 mandate, PS me 4 mandate, ndërsa PSD numëron 2 mandate. Në Durrës PS ka 8 mandate, ndërsa PD 6 mandate, pa ndryshim në raport me vitin 2021. Në Elbasan ka një rritje të ndjeshme të PS që ka 10 mandate, nga 8 që kishte aktualisht, ndërsa PD 4 mandate, nga 6 që kishte në zgjedhjet 2021.
Sondazh

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 53.79% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 18:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 58,834 zarfe nga......

Trump takohet me princin saudit - Çfarë kërkojnë vendet e Gjirit Persik nga SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u prit me një ceremoni mbretërore në Arabinë Saudite, ndërsa mbërriti në kryeqytetin Riad, ku u takua me......

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 14:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 48,142 zarfe nga......

Bullgaria, referendum për të hyrë ne eurozonë - Propozimi i Presidentit Radev kritikohet nga qeveria
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, propozoi një referendum mbi planet e vendit për të vendosur monedhën euro vitin e ardhshëm. Ky propozim shkaktoi......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 96% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

“Zgjedhjet më të grabitura në histori”! - Sali Berisha thërret protestë në datën 16 maj, ora 17:00
Në daljen e dytë publike pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të......

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Policia: Ja rrugët që do të bllokohen më 15-16 maj! qytetarët
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian......

Google, mbi 12 miliardë euro padi civile në Evropë - Kompania akuzohet për shkelje të ligjeve të konkurrencës
Google po përballet me një valë padish civile që arrijnë në total të paktën 12 miliardë euro. Sipas raportimeve, Bloomberg News ka identifikuar 12 çështje......