“Zgjedhjet më të grabitura në histori”! - Sali Berisha thërret protestë në datën 16 maj, ora 17:00
Në daljen e dytë publike pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi.
Këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.
Berisha u bëri thirrje të gjithë komisionerëve për të numëruar çdo votë.
Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi. Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.
Kreu demokrat, garantoi se nuk do ketë probleme që të cënojnë sigurinë e krerëve të shteteve që do të jenë në Tiranë të premten.
Sondazh

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Policia: Ja rrugët që do të bllokohen më 15-16 maj! qytetarët
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian......

Google, mbi 12 miliardë euro padi civile në Evropë - Kompania akuzohet për shkelje të ligjeve të konkurrencës
Google po përballet me një valë padish civile që arrijnë në total të paktën 12 miliardë euro. Sipas raportimeve, Bloomberg News ka identifikuar 12 çështje......

Kandidatët e listës së hapur/ Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi siguroi sot se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar......

Votuesit shqiptarë nga Greqia/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë zarfi ka provë dorëzimi!
Kompania Postare DHL, e cila ka bërë shpërndarjen e fletëve të votimit të për votuesit e regjistruar jashtë vendit, i ka kthyer përgjigje Komisionerit......

SHBA, çmimet e makinave u rritën në prill - Efektet e tarifave të Trump “lëkundin” industrinë e automjeteve
Çmimet e automjeteve të reja në SHBA u rritën në prill, treguan të dhënat amerikane. Ky tregues reflekton se efektet e masave tarifore të automjeteve që ka......

“Maternitetet pa radhë”, lindjet bien ndjeshëm/ Bilanci natyror kthehet negativ në tremujorin e parë 2025
Shqipëria ka shënuar një shtesë natyrore pozitive të popullsisë gjatë vitit 2024, me 1,208 lindje më shumë se vdekje, por kjo diferencë është ngushtuar......

“Ngadalësim ekonomik në vitin 2025” - Cilat rajone të BERZH do të ndikohen më shumë?
Ballkani Perëndimor, shtetet baltike dhe Evropa Qendrore pritet të kenë ngadalësimin më të madh të rritjes ekonomike, sipas Bankës Evropiane për Rindërtim......

Ndryshon buxheti i shtetit për herë të parë - 10 milionë euro shtesë për Korporatën e Investimeve Shqiptare
Qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për këtë vit për herë të parë. Përmes një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministrisë së Ekonomisë,......