Shqipëria Posted on 2025-01-29 14:56:00

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë Rochester - Rama: Studentët do marrin edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar

From Diamila Leka

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu,ishin të pranishëm në institutin “Harry Fultz”, ku formimi akademik dhe profesional tashmë do të ketë një tjetër vlerë me Institutin e Teknologjisë Rochester (RIT), i cili renditet ndër universitetet më të mira në SHBA.

Sipas ministres së Arsimit, ky institucion prestigjoz do të kontribuojë në ridimensionimin e ofertës universitare.

Për kreun e Bordi të Drejtoreve të “Harry Fultz”, Instituti i Teknologjisë Rochester është një element i rendësishëm dhe se ka një prezecë ndërkombëtare.

Edmond Leka Kreu i bordit të Drejtorëve “Harry Fultz”:

“Fati na solli në “Rochester Institute of Technology” dhe kjo është një zgjedhje perfekte për atë që ne donim. Është një institut amerikan që ka një prezencë ndërkombëtare dhe që është një element i rëndësishëm në dy aspekte: të jesh pjesë e një rrjeti global është një vlerë edhe në prezencën ndërkombëtare. Pra, ata nuk mund t’i ftosh të dalin nga Amerika nëse nuk ka një strategji globale. Ky institut ka një reputacion të mirë në fushën e inxhinierisë ku duam të kemi ofertë për studentët tanë dhe kjo ishte e rëndësishme për ne.”

 

Poll

Poll

Live TV

Latest news
All news

Most visited