Forcohet kontrolli kufitar: Beja takim me UNODC për luftën kundër trafiqeve

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me një delegacion të UNODC, (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin), të kryesuar nga Danilo Rizzi, Përfaqësues Rajonal për Europën Juglindore (SEE) në kuadër të konsolidimit dhe thellimit të bashkëpunimit në fushën e kontrollit kufitar dhe luftës kundër trafiqeve të paligjshme.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e Administratës Doganore Shqiptare për vijimin dhe forcimin e bashkëpunimit me UNODC, me synim rritjen e kapaciteteve të strukturave doganore në parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare. Palët ndanë një vizion të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kontrollit kufitar, bazuar në një vlerësim të qartë të nevojave konkrete të administratës doganore, si dhe për forcimin e ekspertizës profesionale në këtë fushë.
Në këtë kuadër u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për të adresuar në mënyrë më efektive sfidat që lidhen me trafikun e paligjshëm, përfshirë krimin e organizuar ndërkombëtar, kontrabandën dhe forma të tjera të aktiviteteve të paligjshme që prekin sigurinë dhe integritetin e kufijve.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e UNODC prezantuan nismat që po zbatohen në rajonin e Europës Juglindore në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe UNODC për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e masave të kontrollit kufitar në porte, aeroporte dhe pika të tjera të kalimit kufitar. Ky program synon të rrisë kapacitetet e agjencive përfituese në rajon për të adresuar në mënyrë më efektive krimin e organizuar ndërkombëtar, përmes reagimeve më të koordinuara të strukturave ligjzbatuese ndaj trafiqeve të paligjshme.
Në përmbyllje të takimit u diskutua edhe organizimi i trajnimit praktik bazë për njësitë e kontrollit në aeroporte, i cili parashikohet të zhvillohet në Tiranë në datat 4–8 maj 2026, në kuadër të Programit për Kontrollin e Pasagjerëve dhe Ngarkesave të UNODC. Trajnimi synon pajisjen e oficerëve të doganës dhe të policisë kufitare me aftësi praktike për identifikimin dhe adresimin e kërcënimeve që lidhen me trafikun e paligjshëm të mallrave dhe personave, si dhe për forcimin e koordinimit operacional ndërmjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e kufirit.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të mekanizmave më efektivë për garantimin e sigurisë dhe kontrollit në kufijtë e vendit.
Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë periudhës 2027–2029
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se, përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një......
Pagesat e mëdha në euro me AIPS arrijnë kulmin - BSH: Rreth 25% më shumë transaksione në 2026-tën
Viti 2026 ka nisur me një aktivitet të lartë të pagesave bankare me vlera të mëdha në vend. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë......
Qeveria u kërkon kompanive të naftës: Kujdes me rezervën/ Ibrahimaj: Po monitorojmë tregun përditë, ja pse kemi çmime të larta
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk e përjashton mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa......
SHBA, ligj për uljen e çmimeve të banesave - Tregut amerikan i mungojnë 4 milionë banesa të reja
Republikanët dhe demokratët në Kongresin Amerikan po mbështesin legjislacionin për të inkurajuar strehim më të përballueshëm, në një shembull të rrallë të......
Pasojat e konfliktit, Spanja e vetmja në BE që përballon - Fatura të lira falë investimeve në energjinë e rinovueshme
Lufta e Iranit e ka zhytur botën në një krizë energjitike brenda natës. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe ulja e eksporteve të energjisë në Lindjen e......
Porti i ri në Porto Romano, tërhiqet kompania ofertuese/ Karakaçi: Shkak kostot ekonomike, arsyet politike nuk do ta frenojnë projektin
Ofertuesi për ndërtimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano është tërhequr për arsye ekonomike. Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......
Takimi me Komisioneren Kos në Bruksel, Ministri Hoxha: Progresi i Shqipërisë reflektohet në reformat gjithëpërfshirëse
Në vijim të vizitës së parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua......
Harta e çmimeve të naftës, si renditet Shqipëria? Tregjet globale shtyjnë çmimet. Disa vende ndërhyjnë për të frenuar shtrenjtimin
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta, duke reflektuar tensionet dhe pasiguritë në tregun global të energjisë.......


