Shqipëria Postuar më 11 Mars 2026, 14:53

Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë periudhës 2027–2029

Nga SCAN TV

Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se, përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një rritje mesatare ekonomike me rreth 4%

“Tavanet indikative janë hapësirat ose mundësitë që u lejojmë ministrive të linjës për të shpenzuar. Tavanet përcaktohen në bazë të rritjes ekonomike dhe të ardhurave që do të realizojë Ministria e Financave nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave”, u shpreh ai.

Ministri theksoi se një rritje e tavaneve do të thotë më shumë shpenzime në arsim, më shumë shpenzime në bujqësi, më shumë shpenzime në shëndetësi, më shumë shpenzime në mbrojtje e kështu me radhë.

Malaj theksoi se përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një rritje mesatare ekonomike me rreth 4%.

“Ajo që është e rëndësishme për t’u theksuar është se përgjatë periudhës 2027–2029 ne kemi parashikuar një rritje mesatare ekonomike me rreth 4%”, u shpreh ministri.

Ndërkohë, shtoi ai, “të ardhurat që parashikojmë për të njëjtën periudhë janë rreth 500 milionë euro më shumë çdo vit”.

“Kjo përkthehet në një rritje me rreth 10% të shpenzimeve: rreth 10% rritje në bujqësi, rreth 10% rritje në shëndetësi, rreth 10% rritje në arsim e kështu me radhë”, tha Malaj.

Gjithashtu, shtoi ministri, nëpërmjet rritjes së hapësirave që janë krijuar, qeveria është në linjë për të përmbushur të gjitha detyrimet në lidhje me mbrojtjen.

“Pra, për të arritur atë target që duhet të kapim, 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto si shpenzime për mbrojtjen”, u shpreh ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat