Forbes: Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar dhe më i pasuri në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin”
Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e miliarderëve më të pasur në botë, ku ka konfirmuar se Shqipëria ka për herë të parë një përfaqësues në këtë renditje.
Bëhet fjalë për biznesmenin Samir Mane, i cili është pozicionuar në vendin e 2356-të me një pasuri të vlerësuar në 1.4 miliardë dollarë.
Ky sukses jo vetëm e fut Samir Manen në listën e më të pasurve të botës, por e bën atë biznesmenin më të pasur në Ballkanin Perëndimor.
“Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin” – shkruan Forbes.
Historia e tij dallohet si një shembull i sipërmarrësve të Ballkanit që kanë mundur të ngrihen nga fillimet modeste dhe të krijojnë pasuri që shtrihet përtej kufijve kombëtarë, duke ndihmuar në transformimin e ekonomisë dhe duke krijuar një model për sipërmarrësit e ardhshëm në rajon.
Samir Mane, që tashmë zotëron grupin Balfin, nisi karrierën e tij pas largimit nga Shqipëria në vitin 1991 kur regjimi komunist po shembej dhe vendi po përballej me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike. Ai u transferua në Austri si emigrant, ku filloi të krijonte eksperiencën e nevojshme për të nisur rrugëtimin e tij sipërmarrës.
Sondazh

“BE, gati për masa të forta kundër SHBA-së” - Von der Leyen paralajmëron Trump për pasojat e tarifave reciproke
Bashkimi Evropian ka “shumë burime” që mund të përdoren për të negociuar dhe, nëse është e nevojshme, për t’iu kundërpërgjigjur presidentit amerikan Donald......

Pas Malit të Zi, edhe “Kartoni Jeshil” 1-vjeçar me Maqedoninë e Veriut me çmim të reduktuar prej 50 Euro
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me......

“Zgjerimi i Tiranë – Durrës mbyllet në dhjetor” - Balluku: Afat ambicioz, aktualisht janë kryer 30% e punimeve
“Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës në 5 km e parë synohet të përfundojë në dhjetor të këtij viti”. Gjatë inspektimit të punimeve nga kryeministri Edi......

Vendet e BE-së “dëbojnë” mbi 8 mijë shqiptarë/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para me kthimet më të larta
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 2,130 shqiptarë janë kthyer pas një urdhri për t'u larguar në një nga vendet e Bashkimit......

Polonia, marrëveshje me SHBA për mbrojtjen ajrore - Nënshkruhet kontrata me vlerë 2 miliardë dollarë
Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë gati 2 miliardë dollar për ushtrinë. Marrëveshja synon ofrimin e mbështetjes......

Kombinat - Ndroq – Plepa, investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit!
Transformimi urban po vijon në akse, rrugë e zona me rëndësi, jo vetëm infrastrukturore, por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe të agroturizmit që......

Depozitat e sigurueshme, 1.5 trilionë lekë - Raporti vjetor i ASD/ Gati 93% e kursimeve në banka kompensohen plotësisht
Me rritjen e numrit të depozitave, është rritur edhe sigurimi i tyre nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Totali i kursimeve në sistemin bankar për fundin......

40 miliardë dollarë për Inteligjencën Artificiale - Open AI mbledh fonde për të zgjeruar infrastrukturën e teknologjisë së re
OpenAI njoftoi se do të mblidhte deri në 40 miliardë dollarë në një raund të ri financimi të udhëhequr nga SoftBank Group me një vlerësim prej 300 miliardë......