Shqipëria Postuar më 31 Janar 2026, 11:27

Çfarë e pengon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe rajonit? - RCC: Historia dhe politika mbeten pengesat kryesore

Nga Eldiona Serani

Çfarë e pengon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe

Mungesa e besimit e trashëguar nga e kaluara dhe politika nacionaliste mbeten pengesat kryesore për bashkëpunimin ekonomik rajonal, sipas gjetjeve të fundit të raportit Balkan Barometer 2025. Në Shqipëri, 43% e të anketuarve vlerësojnë se historia dhe mungesa e besimit janë faktori kryesor që pengon bashkëpunimin mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor, një nga përqindjet më të larta në rajon.

Sipas raportit, 36% e qytetarëve shqiptarë fajësojnë politikën nacionaliste, ndërsa 22% përmendin paragjykimet mes vendeve si një pengesë serioze. Problemet infrastrukturore renditen më poshtë, me 16%, duke treguar se barrierat politike dhe sociale perceptohen si më të rëndësishme sesa ato fizike.

Ndërkohë, 21% e të anketuarve në Shqipëri theksojnë ndarjet etnike si problem, ndërsa 20% mendojnë se ndikimet e jashtme globale po dëmtojnë bashkëpunimin rajonal. Dallimet fetare shihen si faktor më pak problematik, me vetëm 4% të përgjigjeve.

Krahasuar me mesataren rajonale, Shqipëria rezulton me një shqetësim më të lartë për mungesën e besimit historik, duke reflektuar se sfidat për integrim dhe bashkëpunim ekonomik nuk janë vetëm çështje infrastrukture apo tregu, por lidhen ngushtë me klimën politike dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve.

Raporti Balkan Barometer publikohet çdo vit dhe konsiderohet një nga matjet më të rëndësishme të perceptimit publik në Ballkanin Perëndimor mbi zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat