Shqipëria Postuar më 23 Prill 2025, 12:22

“Epërsia e pamohueshme është programi ynë” - Berisha: Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100%

Nga Diamila Leka

“Epërsia e pamohueshme është programi ynë” -

Gjatë një takimi kafe me gratë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se epërsia e pamohueshme në këto zgjedhje është programi i koalicionit opozitar.

Ne kemi një program me të cilin me kompetencë të plotë ne u japim përgjigje të gjitha problemeve madhore të krijuara nga keqqeverisja e 12 viteve të asaj që e quan veten rilindje, por në fakt provohet e kundërta. Ne kemi një projekt, projektin e Shqipërisë Madhështore, i cili fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon. Ky program, siç e shihni, ka pasur një impakt pozitiv dhe në tërësinë e tij as kritikët absurdë, askund nuk ka gjetur refuzim, përkundrazi është pritur mirë. Është pritur me kënaqësi.

Berisha u shpreh i sigurt që ky program është 100 përqind i realizueshëm.

Kjo ka rëndësi të madhe. E them këtu para jush, se në qoftë se në vitin 2005 ne paraqitëm një program, ai kishte të panjohurat e veta. Kurse ky nuk ka të panjohura. Ne kemi modelin e zbatimit të tij 100 përqind. E zbatimit të tij në 100 ditët e para aq sa është zbatuar në 4 vite ndonjë program tjetër më parë. Kështu që ka një rëndësi të jashtëzakonshme ta servirim këtë program.

Duke folur për programin ekonomik, Berisha premtoi faljen e çdo gjobe për qytetarët dhe biznesin e vogël që është vendosur nga viti 1992 deri më 11 maj 2025.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat