Kosova Postuar më 23 Prill 2025, 11:15

Dështon përsëri zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Nga Edel Strazimiri

Dështon përsëri zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të

Deputetët e rinj të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës të cilët u betuan javën e kaluar, nuk arritën sërish që në shumicë të votojnë kryetarin e ri të institucionit ligjvënës.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 117 deputetë, deputeti Glauk Konjufca, tha se partia më e madhe, Lëvizja Vetëvendosje, përsëri e kandidon Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Konjufca luti deputetët që ta japin votën pro Haxhiut për kryeparlamentare dhe të zhbllokohet rruga për krijimin e institucioneve të reja.

Gjithsej 57 deputetë votuan pro Haxhiut për kryeparlementare, 46 kundër dhe tre abstenuan.

Seanca e re u shty për 48 orë, për të premten në orën 10:00.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat